Del fotoja e fundit e Jani Aliaj, si u transformua i shumëkërkuari për t’ju fshehur drejtësisë shqiptare

9 Janar 2025, 12:32Kronika TEMA
Del fotoja e fundit e Jani Aliaj, si u transformua i shumëkërkuari

Personi në foto është Jani Aliaj i kërkuar prej 9 vitesh dhe që fshihej në Athinë.

Ai fshihej me identitetin e rremë, ndërkohë policia greke e arrestoi më 31 Dhjetor.

Aliaj u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.

Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

 

1 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Edhe Jani edhe Aliaj sikur nuk shkon . Do të shkonte p.sh. Mazllëm Aliaj .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje