Të akuzuar në Belgjikë për trafik droge, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 5 të dënuarve

9 Janar 2025, 11:00Kronika TEMA
Të akuzuar në Belgjikë për trafik droge, SPAK kërkon

SPAK kërkon konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të anëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për sekuestrimin e pasurive të Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave te lidhur, të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin trafikim ndërkombetar lëndësh narkotike në bashkëpunim si dhe pastrim të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga legjislacioni penal belg, si edhe nga nenet 283/a, 287, 333/a të Kodit Penal Shqiptar. 

Këkesa është dorëzuar në GJKKO më 8 janar 2025.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to. Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

-Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,
-Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Njësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë      në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.
-Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë,  në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.
-Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.
-Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.
-Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
-Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.
-Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.

Lini një Përgjigje