Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, reagon QSUT: U diagnostikua me miokardit akut

8 Janar 2025, 16:45Kronika TEMA
Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, reagon QSUT: U diagnostikua me miokardit

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ka reaguar lidhur me rastin e një 12-vjeçari nga Maliqi, i cili humbi jetën sot.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve, QSUT sqaron se i mituri L.S ishte diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Reagimi:

QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

Lini një Përgjigje