VIDEO: I rrethuar nga dhjetëra policë dhe me pranga në duar, momenti kur Dritan Rexhepi zbret në Rinas

8 Janar 2025, 14:10Kronika TEMA
VIDEO: I rrethuar nga dhjetëra policë dhe me pranga në duar,

Dritan Rexhepi, një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, është ekstraduar këtë të mërkurë nga Turqia.

Ai ka mbërritur në aeroportin e Rinasit me avion, ku më pas, nën masa të rrepta sigurie, është transportuar drejt burgut 313. 

Por, kush është Dritan Rexhepi?

Kreu i kartelit kriminal “Kompania Bello” të trafikut të kokainës me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë, me në total 14 banda kriminale shqiptare brenda saj. Dritan Rexhepi u kap në vitin 2014 në Ekuador dhe u dënua me 13 vite burg për trafik droge, vuajtjen e së cilit e nisi në Guayaquil dhe Quito.

Ai u favorizua me regjimin gjysmë të hapur pasi kreu të paktën dy të pestat e dënimit. Në një vendim të datës 4 nëntor 2021, përmendet se ai ka sjellje shumë të mirë dhe nuk regjistron tentativë arratisjeje. Rexhepi siguroi se do të jetonte në një apartament jo shumë larg Guayaquilit. Rexhepi mbajti kontakte me autoritetet ekuadoriane deri më 15 janar 2022, por më pas u zhduk, derisa gati 2 vjet më vonë u arrestua në Stamboll të Turqisë.

Në vendin tonë ai akuzohet si porositës i rrëmbimit të Jan Prengës, trupi i të cilit për herë të fundit u pa brenda ambienteve të kompleksit “Golden” në Shijak në janar 2020. Megjithatë, karrierën kriminale e nisi shumë më herët, në 1998-ën, me vrasjen e 2 policëve në Fushë Krujë, vetëm 19 vjeç. Në 2006-ën, u arrestua në Tiranë me një armë pa leje, ndërsa u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje në Durrës, ku ishte dërguar.

Dy vite më vonë u arrestua në Holandë dhe u ekstradua në Itali, i dënuar për trafik droge. Në 2011-ën u arratis nga burgu i Pavias në Itali me dy shqiptarë të tjerë. Po atë vit u arrestua në Spanjë dhe u ekstradua në Belgjikë, po për trafik droge, ku u arratis për herë të dytë. Në vijim vodhi një bankë në Barcelonë, jetoi në Rotedam dhe më pas ngriti rrjetin e trafikut të kokainës përtej Atlantikut.

 

12 Komente

  1. G
    Greku pirro dhima

    Pordhe shqiptaresh bythgrisur!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Karmina

      Te q… pirro dhima gjyshen!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Show kapterrash katunaris

        Grekus Pirdhus , pseee ti na paske brek ne bith ?! Qish kshtu more bithqirizish . Po cte duen brekt ti more malaga ! Po kur na u bere i pasur ti more dhjar ,rritur ferrave te fshatit ? Me 300 evrove qe te shtyn ne bith Gerrkuo surrat Pordhe ! Uahahaha. apo kur niset grat e pispillosura greqis ,te pitheshin me gerrkun . Mbylle halen dhe hae cke bajgaxhi

        Përgjigjjuni
      2. I
        I juaji Edver Rama

        Pushkatim.

        Përgjigjjuni
        1. a
          adi

          Kur ishte rahmetlia xhall edhe mi mi thon ik sja ka mbajt shtet sallami????

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            U kthye ne baze. Tani do beje shoqeri me Ilir Meten, Salianjin, Lefter koken, Ilir Beqja.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Burgagjiu

              Jetë qefi. Bëj pallë, o bëj?

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                Faktet jane perse e zgjasni me kete kriminel, krijoini kushte per "arratisje" dhe me pas futini nje plumb nga [as, keshtu mbyllet kjo histori. CPerse taksapaguesit shqiptare duhet te paguajne per nje kriminel qe te jete i qete ne burg, te shpaguaj per ate qe ka bere.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Me mire ne Burge !

                  Ligji mbi te Drejtat e njeriut.... se nese ja fusin nje Plumb Ai shpeton jo se vdes...... ndersa ne Burg eshte vdekje e lezetshme per krimet qe ka bere, deri sa ti dali shpirti nga bytha....

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Me mire ne Burge !

                    Ligji mbi te Drejtat e njeriut.... se nese ja fusin nje Plumb Ai shpeton jo se vdes...... ndersa ne Burg eshte vdekje e lezetshme per krimet qe ka bere, deri sa ti dali shpirti nga bytha....

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oli

                      Ti je na nje dy mileksh qe i mer mamit. Çne ti me taksa! O pabuks!

                      Përgjigjjuni
                    2. a
                      antikrimi

                      Nuk e kuptoj pse ja fshehin fytyren ne video a thua eshte minoren...:-)

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje