Arjon Hasaj pranon vrasjen e 33-vjeçarit në Shkodër: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i shpërndante video dhe i prishi dy martesa

8 Janar 2025, 12:55Kronika TEMA
Arjon Hasaj pranon vrasjen e 33-vjeçarit në Shkodër: Kishte 6

Arjon Hasaj ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Mataj duke marrë përsipër krimin e rëndë.

Ndërkohë, vëllai i autorit, shtetasi Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer, e cila sipas autorit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë, ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava.

Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër", mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje", mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.

Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

22 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Moret veten ne qafe more gomere! Motra ka punen e vet, ndoshta nuk i pelqente te martohej me ke donin te tjeret dhe natyrisht merrej me ke mendonte se eshte me mire te merrej. Tani njeri prej jush do perfundoje ne burg, minimumi...mund te kete hasmeri...mund te perfundoni te dy ne burg... etj, etj,... Me gjithe deshiren e mire qe mund te keni per nderin e nje motre, se pari nuk mund te vrisni njeri dhe se dyti nuk mund te nderhyni ne jeten afektive dhe sentimentale te nje femre, qofte edhe moter. Eshte puna e saj o njerez me bisht prapra!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banale-dhe e Trishte

      Banalitet i Ndyre...I Ndjeri ne se e ka bere kete me te Vertet atehere e ka Merituar..gjithe se si nuk jame Dakorde me Vrasjen....shume shume nje Dru i mire..lol

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Mire nje here ta paska ndare, por heren e dyte? Shif se ta ka fajin bucja qe ke ne Shkoder ore KAR.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          E paska meritu pidhrobshi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ledina

            Karobshi do te haje 25 vite burg, kur te dale nuk do t'i punoje me.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Aron

            Nqs ky ka shperndare video intime qe ka pasur me ate femren per ti prishur asaj martesen, atehere ky e paska kerkuar vete si cjapi tek kasapi. Paska qene vertete nje trap. Nuk i dilte qe bente qejf vete por bente edhe shantazhe. Nqs ky ka qene shkaku, mire ia kane bere, sepse ky mund te bente keshtu edhe me femra te tjera nqs i mashtronte dhe shkaterronte shume familje te tjera. Pa diskutim qe jeta eshte e shenjte, por edhe jeta e atyre qe perdoren dhe qe mund te shkaterrohen ne kete menyre te vazhdueshme eshte po aq e shenjte.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neti

              Burgu i lehte or cun. Por sje ne kohe te qepes do kalbesh brenda , motra do vazhdoje jeten. Motra te mos ishte martuar dhe ishit ne rregull te gjithe. Ajo ndoshta e donte viktimen , ju donit nderin dhe burrin e motres ne shpi. Vrasja eshte shume .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turi

                Shkodrani! Un jam dakort me ju 100%,por dhe ky po e donte skish pse nxirte vidiot e 1 vajze naive qe te nise ty 1 vidio se aq kupton e aq ben. Turp ka qen dhe per ate djal qe e ka komshi dhe sduhet te gacmosh komshin pervecse po e do per grua,e jo ti nxjeresh bojen neper njerez. Esh turp dhe per kete qe iku dhe gjyna per ate vella qe i zuri rrota bishtin

                Përgjigjjuni
                1. O
                  OpkaDolka

                  Po ato videot mire i vinte kur i shperndante!!! Kishte moter ky trimi qe ka merperkembur nderin e kesaj vajze. Nuk jam qe te vrisnin po çti besh kur dhe vete nuk e mori parasysh sa dhemb tek motra.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O sa mir' me ken shqiptar

                    E vrane dhe Xon kurvarin...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      Vrasja eshte e gabuar, por ne vend te gjyqtarit do ta denoja ne minimumin qe lejon ligji. Se pari ka hequr qafe nje ndyresire toksike te padobishme. Se dyti ka treguar ngjarjen per fije e per pe (ndodhia dhe motivacioni jane te besueshem). Se treti nuk ka asnje ndjenje poshtersie ne aksionin e tij, as qellim perfitimi. Se fundmi nuk eshte person i rrezikshem per shoqerine.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sala

                        Po pse motra qe I donte bytha nuk I tha atije stop, cdo gja bashke ka perfundua

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mëngjesi malesh

                          ISHIN DY SHOKE (DONZHUAN) VDES NJERI OK...KUR VDES I DYTI E PYET I PARI ...HE MOR SHO C'BEHET NE BOTEN QE KEMI LENE? ..(.PERGJETJA) ATJE KOKA POSHTE KOKEN LART KA NGRENE .....O PUSHT I NDERUM I SHKODRES E PERDHUNOI APO MOTRA NUK E LINTE REHAT ...ME KTO BESEN .HAKMARRJEN .HASMERINE E BURRERIN TUAJ NA KENI KORIT ...BAGETI

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tutu

                            Po e ka vrare per kete motiv.. i lumte dora !

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Labi

                              Si tha i jati kur rreagoj per vrasjen,nuk ka pas probleme me njeri,pse nuk i ka thone te birit kujdes se koka vogel ta ha te madhen.

                              Përgjigjjuni
                              1. .
                                .

                                Te lumte dora per Ramazanin qe nuk ka mbajtur ramazan, por te njejten gje duhet te kishe bere edhe per motren-kurve, keshtu vihej ne vend nderi i familjes.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .

                                  Nuk do ishte keqe ... ti vinte te dy ne gjumin e thelle, te flinin te qehte dhe ne dashuri te perketshme.... se te dy qe i moren fytyren vellait te pafajshem....

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Salehu

                                  Njerze kafshe, cfare kishin me motren, thjeshte asaje I donte vrima prandaje kerkonte ndihme tek tjeret, e pyeten motren kur e shiten keto kafshe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hasoni

                                    O DEBILA,IDIOT që shani motrën. Ajo KA PASUR lidhje. Dhe është ndarë. Ky pisi ja prishte lidhjet e saj duke shpërndarë videot intime(këtu në skandinavi të fusin në BURG).

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      King D

                                      Si gjithmone viktima eshte fajtori... flet ai krimineli qe eshte arrestuar duke hedhur balte mbi viktimen.. pastaje thone pse vriten njerzit per hakmarrje??? kjo eshte kultura e shqipfoleseve ku bejne tifo per ata qe vrasin.. njeriu s' vritet per arsye femne... njerez primitiv.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. d
                                    daja i peqinit

                                    Ta kishe rraf o burr, ja kishe ra shqelm te bolet, e bojshe e fol me vete. Ike per lesh kari kot do durosh te burgu ilir metenme 500 horra te tjere per 20 vjet. ska me ta var njeri kur te dalish

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Malokët janë rrota kari

                                      Njerëz me bisht.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje