Një makinë ka dalë nga rruga pranë fshatit Kasharaj të Lushnjës. Në mjetin tip “Mercedes Benz” kanë qenë duke udhëtuar atë e bir.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin ku fillimisht është përplasur me bankinën në të djathtë e më pas ka rënë në përrua.
Në drejtimin e mjetit ishe Aleksandër Paja (25 vjeç), ndërsa babai i tij Artan Paja (54 vjeç) ishte pasagjer.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të dy personat. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendngjarje dhe po kryhen hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.
Ka baba çun me maqin benc 200 t vitit 2016.