Një shtetase 62 vjeç është gjendur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Përparim të Elbasanit.
62 vjeçarja me iniciale L. Z., është gjendur e vdekur në ambientet e shkollës 9 vjeçare në fshatin Përparim ku dhe punonte si sanitare.
Sipas njoftimeve paraprake, dyshohet se 62 vjeçarja mund të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në vdekjen e sanitares.
“Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale,” thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje