Personi që shihni në foto është Adriatik Roshi, 48-vjeçari i cili më 5 janar u dhunua barbarisht në një berberhanë në Tiranë.
Si pasojë e dhunës së ushtruar 48-vjeçari pësoi poltrauma, duke pasur thyerje kockash nga koka te këmbët.
Nga pamjet e publikuara më herët shihej se si disa persona të maskuar u futën në ambientet e berberhanës dhe dhunuan me levë dhe sëpatë biznesmenin Roshi.
Lidhur me këtë ngjarje policia vendosi në pranga Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.
Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me sherrin masiv në një klub natë në jug të vendit në gusht të vitit të kaluar, ku u rrah Tur Koçeku.
Momenti kur Adriatik Roshi sulmohet me leva dhe sopatë ndërsa qethej. Urdhri nga biznesmeni “Tur Koçeku”
— Gazeta Tema (@GazetaTema) January 8, 2025
Lexo lajmin e plotë: https://t.co/OefHmAjOAG pic.twitter.com/ONGVf0m5yL
Njerëz me bisht
E rrahen ate ne Palase, hengri dru ky. Barbare dakord, por nuk eshte se rrahen kot nje kalimtar te rastit
çfare gogoli ,eshte mbush tirona me gogola te tille ,vishen njesoj e aagje sju shkon ,qethen njesoj ,me ato cantat e vogla nen sqetull,te gjithe me te njejtin parfum peshtyjne e hedhin cigaret nga makinat,degjojne muzike injorantesh. I dallon nje km larg se cfare kapaciteti kane e me cfare merren....na qelben rruget keta injorante shpellash veri-jug