Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

8 Janar 2025, 09:31Kronika TEMA
Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet

Një 56-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë.

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë Shkodër kanë ndaluar automjetin e drejtuar nga shtetasi Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me një krehër të mbushur me municion luftarak dhe një thikë, të cilat janë marrë në cilësinë e provave materiale.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.

Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56-vjeçari lëvizte i armatosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje