Ermal Hoxha paraqitet në SPAK, nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës

8 Janar 2025, 10:04Kronika TEMA
Ermal Hoxha paraqitet në SPAK, nipi i ish-diktatorit ka qenë i

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është paraqitur në SPAK mesditën e së hënës (6 Janar).

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së Ermal Hoxhës.

Kujtojmë që nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë. 

Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 6.8 vite.

Ai u lirua nga burgu rreth një vit më vonë, më 13 Shtator 2018, me liri parakohe me kusht nga gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota.

 

 

Lini një Përgjigje