Një 36-vjeçar në Kurbin ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë.
Blutë e Kurbinit bëjnë me dije autori i dyshuar i zjarrvënies është shtetasi Rogest Mera, 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.
''Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale'', njofton policia.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura që dyshohet se autori i ka mbajtur gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Lini një Përgjigje