I shumëkërkuar nga drejtësia, ja si duket tani Dritan Rexhepi që ekstradohet sot nga Turqia

8 Janar 2025, 13:37Kronika TEMA
I shumëkërkuar nga drejtësia, ja si duket tani Dritan Rexhepi

Policia e Shtetit njoftoi këtë të mërkurë se Dritan Rexhepi, i ashtuquajturi “bosi i kokainës”, i arrestuar në Stamboll të Turqisë në nëntor të vitit 2023, do të ekstradohet gjatë ditës së sotme drejt Shqipërisë.

Siç shikohet nga foto, ai duket më i thinjur sesa fotografitë e tij të shpërndara më herët nga policia dhe Interpol.

Rexhepi, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, po gjykohet në mungesë nga Gjykata e Posaçme.

Ai akuzohet për porositjen e rrëmbimit të Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020, si dhe për vrasje në Krujë disa vite më parë.

Po ashtu, ai është nën hetim për falsifikim dokumentesh në Fier.

2 Komente

  1. O
    Olsi

    I ndrin syte nga qe po vjen kurse keta gazetaret thon donte te rinte ne Turqi. Sh shpejt do dali e verteta. SPAK do jap drejtesi per shpifjet e gazetarve

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      Shume e dhimbshe dhe tragjike qe ne shoqerine shqiptare te shqillohen exemplare te tille!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje