Kultivoi 480 bimë kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 41-vjeçari i shpallur në kërkim

8 Janar 2025, 15:21Kronika TEMA
Kultivoi 480 bimë kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

"Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. V.(L.), 41 vjeç, banues në fshatin  Qafë Aliaj, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të prera. 41-vjeçari, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi", thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje