Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mbante armë zjarri në automjetin e tij.
Në pranga ra M. N., 24 vjeç. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që ai drejtonte, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lëvizte i armatosur, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë. Momenti kur policia i gjen pistoletën në çantë pic.twitter.com/Ahu5fJ4LX9
— Gazeta Tema (@GazetaTema) January 9, 2025
Jane kamikazet e non grates po bejne stervitje per zgjedhjet,ne burg per jet ose ti keputet nje kembe dhe dora e djathte