
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në reagimin e bërë thuhet se do të ketë mbështetje të vazhdueshme për Dumanin dhe SPAK-un në luftën kundër korrupsionit.
“Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si kryeprokurori i ardhshëm i SPAK. Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata.
Për të çuar përpara Memorandumin e presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi.
Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar.
Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit.
Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore.
Vlerësojmë shumë zotin Kraja për udhëheqësinë dhe përkushtimin e tij si kryeprokurori i SPAK. Ai vendosi themele të forta mbi të cilat pasardhësit e tij mund të ndërtojnë”-thuhet në reagim.
Next please.
Amen!
Amen, dhe shpresojme te mos zhgenjehemi se si gjithmone ne dhe zhgenjimi jemi si mishi me kocken per fat te keq…. Shpresojme shume pamvarsisht se eshte e veshtire mes Kucedrave te mirdhjamosur….
Zj. Kim, me vlerësimin e Arben Krajës, i keni kaluar të gjitha parashikimet, vullnetet dhe dëshirat e shqiptarëve. Me kryekrapin e Shkodrës, Arben Kraja, vetëm Sali Berisha dhe compani duhet të jenë të këlnaqur. Arben Kraja duhet ndjekur penalisht, minimumi për shpërdorim detyre dhe, duhet të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë shqiptare.