Amnistia nën lupën e ILD-së: Zbatim i çrregullt, vonesa dhe shkelje në amnistinë penale të vitit 2024

6 Shkurt 2026, 15:40Kronika TEMA
Amnistia nën lupën e ILD-së: Zbatim i çrregullt, vonesa

Ndërsa Kuvendi pritet të miratojë Aministinë Penale të propozuar nga qeveria, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka konstuar shkelje dhe problematika në atë të bërë në vitin 2024.

Sipas ILD-së, nga të dhënat e administruara pranë gjykatave, prokurorive dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe nga informacionet e publikuara në media, rezulton se ligji i amnistisë nuk është zbatuar në mënyrë të njëtrajtshme dhe efektive, duke cenuar të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Më konkretisht, sipas ILD, nga verifikimi u evidentua konfuzion në interpretimin e ligjit, mosnxjerrje në kohë të urdhrave të ekzekutimit, vonesa në përcjelljen e vendimeve të formës së prerë dhe mospërputhje të datave në dokumentacionin zyrtar.

“Në përfundim të këtij verifikimi u konstatuan disa problematika: Konfuzion në interpretimin e dispozitave që lidhen me fillimin e ekzekutimit nga ana e prokurorit; Mosveprim i menjëhershëm pas administrimit të vendimit të shkurtuar, për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit;Mënyra të ndryshme të të kuptuarit dhe të zbatuarit të dispozitave procedurale penale mbi shpalljen e vendimit të përmbledhur nga gjykatat; Konstatim i diferencës kohore midis datës së vendimit të formës së prerë dhe përcjelljes së tij;

Mospërputhje e datës së hyrjes së vendimit në sekretarinë e prokurorisë me datën e marrjes në dorëzim nga prokurori si dhe datën e shkresës përcjellëse të këtij urdhri; Mos pasqyrim në librat e brendshëm të dorëzimit, të datës së marrjes në administrim nga prokurori i ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore të formës së prerë të përcjella dhe të protokolluara.”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar verifikimin e iniciuar kryesisht për zbatimin e ligjit  nr.33/2024 “Për dhënie amnistie”, bazuar në të dhënat e administruara në kuadër të këtij verifikimi pranë gjykatave dhe zyrave të prokurorive, si dhe informacionit të shfaqur në disa media mbi problematika në zbatimin e këtij ligji.

Iniciativa e ILD-së ka ardhur për zbatim të drejtë dhe efektiv të qëllimit që kanë nismat penale për dhënie amnistie, në respektim të parimit të humanizmit të drejtësisë penale, si dhe rehabilitimit dhe ri integrimit në shoqëri të të dënuarve bazuar edhe në standardet e vendosura nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Për këtë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka administruar nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve, të dhëna mbi problematika të mundshme të konstatuara gjatë zbatimit të këtij ligji, sa i takon zbardhjes së vendimeve gjyqësore; nxjerrjes së urdhrave të ekzekutimit nga prokurori; si dhe çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e magjistratëve, duke iniciuar më pas, verifikimin me iniciativë të informacionit në veprimtarinë e magjistratëve për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, si dhe duke ushtruar kontroll në veprimtarinë e disa zyrave të prokurorisë dhe disa gjykatave për nxjerrjen e urdhrave të ekzekutimit dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

Në përfundim të këtij verifikimi u konstatuan disa problematika:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka analizuar veprimtarinë e gjykatave dhe zyrave të prokurorive të konstatuara gjatë verifikimit në raport me kuadrin ligjor në fushën e ekzekutimit të vendimeve penale, jurisprudencës kushtetuese, duke evidentuar problematika, të cilat duhet të mbahen në vëmendje nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, të gjitha gjykatat e shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm dhe zyrave të prokurorive pranë tyre.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë thekson domosdoshmërinë e respektimit të afateve ligjore dhe bashkërendimit të veprimtarisë së institucioneve përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve penale, për të garantuar njohjen dhe zbatimin e të drejtave të njohura për çdo kategori, të paraburgosur apo të dënuar sipas legjislacionit të posaçëm, ndërsa kërkon vëmendje të shtuar, kur miratohen nisma si ligji për amnistinë, nga ana e zyrave të prokurorive, gjykatat dhe IEVP-të, për të qenë rigorozë në zbatimin e kërkesave ligjore dhe afateve procedurale, për të mos sjellë pasoja në përftimin e të drejtave dhe lehtësive të njohura nga ky ligj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vëren se problematikat e evidentuara nga verifikimi i praktikës së zbatimit të ligjit “Për dhënie amnistie” nga gjykatat dhe zyrat e prokurorive, duhet të jenë objekt diskutimi dhe trajtimi respektivisht në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe nga Drejtuesi i zyrave të prokurorisë.

Në përfundim, Inspektori i Lartë i Drejtësisë informon se varësisht nevojave të sistemit, detyrimeve ligjore, adresimit të problematikave më të shpeshta të hasura tek ankesat, prioriteve të punës së institucionit dhe kapaciteteve institucionale, do të vlerësojë në vijim kryerjen e një inspektimi tematik pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, gjykatave të shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm, zyrave të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mbi procedurën dhe afatet e ekzekutimit vendimeve penale.

4 Komente

  1. l
    lavdosh

    ILD-ja paguhet nga Shqiptaret per te manaxhuar siistemin e drejtesise qe ka dale nga shinat dhe vetem drejtesi nuk po bene dhe jep. Megjithe problemet e Amnistise, fokusi i ILD-se eshte te adresoje problemet brenda sistemit dhe jo te krijoje tymnaje dhe te beje sikur punon, kur ka probleme serioze dhe strukturore te sistemit te drejtesise qe duhen rregulluar me urgjence

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      Po paska punuar ky kodoshi I inspektariatit drejtesise, por nuk ka kohe per veprimet e paligjshme te gjykatesve e prokurorve qe qelbin ambientin

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentuesi

        Po mi shoqe ,KJO eshte drejtesia e plepave te Salehut, POR dhe ILD ESHTE si NJE mut i ndare me dyshe.....raporton ne publik ne vend te tregoje se cfare masash Ka mare. .....ndeshkimore ......I duket vehtja si avokati I popullit...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje ish i denuar...qe I ka shoket brenda kot

          Ore a mund te quhet Amnisti e vertete dhe per te gjithe..qe ne cdo shtet ndodh dhe jo per 5 vjet flet se do behet amnisti e mezi del e miratohet ...ne vend qe te kete ambisti cdo vit apo kur ka raste te vecanta...por edhe pse zbatimi erdhi me dy standarte.. ligji I amnistise edhe 33/2024...edhe ky qe po hyn ne kuvend...2026??..pecakton kriteret...dhe ne fund....I fut nje te perjashtuar totalisht dhe nga te gjithe kriteret...te gjithe ata qe jane hetuar nga Spak e denuar nga GJKKO. PRA SIPAS LIGJIT TE AMNISTISE...ATA QE JANE DENUAR NGA GJKKO PERJASHTOHEN TOTALISHT NGA AMNISTIA. Sipas ligjit per amnistine, te gjithe te denuarit ne gjkko, si ata me vepra te renda si ata per vepra te zakonshme nuk perfitojne fare asnje gje nga amnistia, duke mos bere asnje analize apo seleksionim sipas veprave apo personave.?? Pra une mendoj se meqenese asnje nuk ben studime apo analiza por hajde te bejme amnisti, se na duhet ...per demagogji.....po cfare permban dhe sa efektive dhe e drejte me qellim rehabilitimi, di te jete ajo... crendesi ka....mjere njerzit qe ju ka ra per pjese te jene te dore te Ulsijve.... Do thoja qe ishalla...qe se besoj por Kuvendi..te kete njerzit e duhur specialiste te mirfillte, te pergjegjeshem e humane, dhe ta plotesojne kete amnisti ne kuptim te pergjithshem e te detajuar...jo opshe...te gjithe te denuarit nga gjkko!!??...pa asnje dallim. Sa per kujtese...ne gjkko jane te denuar te gjithe cfare i zuri lapsi...jo se te gjithe jane kriminele dhe te pa amnistueshem. Rastet jane aty... per me teper ne gjkko jane denuar njerezit me te njejten veper penale qe ne gjykaten e zakonshme jane denuar nje here...ne gjkko jane te denuar 3 deri ne 4 here me shume....pra ne kete kuptim keta njerez e kane marre denimin disa here me shume se shoket e tyre ne gjykatat e tjera, keshtu qe tju heqesh atyre edhe te drejten per te perfituar amnisti eshte njelloj sikur tju shtosh padrejtesisht denimin pra ti ndeshkosh perseri. A eshte ky shteti i se drejte??? Do zoti ???????????? kujtohet dikush ti shikoje me kujdes para se ti ligjeroje rastet per amnisti e mos bejne thjesht "detyren"..ti firmosin per te mbyllur gojen e per te marre rrogen...sic beri qeverija...????????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje