
Xhelal dhe Flamur Rraja vëllezërit e deputetit socialist, Rrahman Rraja janë në kërkim nga Policia e Shtetit, pas dhunimit të kushërinjve Maja në Borizanë të Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.
Policia njoftoi se kishte shoqëruar në Komisariatin e Krujës dy vëllezërit Rraja, të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ndërsa shtonte se kishte shpallur në kërkim dy të tjerë.
Në njoftimin e thelluar, Policisë i kanë "humbur" vëllezërit e deputetit, madje i ka shpallur edhe në kërkim. Përse ka ndodhur ndryshimi i deklaratës, ose përse u liruan dy vëllezërit Rraja ende nuk dihet.
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për lirimin e tyre, që u ndryshua menjëherë pa publikimit të videos me imazhe të rënda të dhunës ndaj disa qytetarëve që kërkonin të drejtën e tyre për mosdëmtimin e banesave nga gurorja e fisit Rraja.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe gazetari i njohur, Blendi Fevziu i cili shkruan se këta indidvidë i kanë hapur luftë shoqërisë dhe padyshim ndaj shtetit të cilit sipas gazetarit, këta njerëz as e kanë frikë dhe as e kanë në llogari.
Postimi i gazetarit Blendi Fevziut:
Pamjet e kesaj videoje te tmerrshme qe jane publikuar dje (dhe qe nuk po i ripublikoj te plota per hir te etikes dhe rregullave te Instagramit), nuk jane thjeshte nje akt dhune. As nje sherr banal.
Jane sfide ndaj qytetarit, ndaj shoqerise dhe padyshim ndaj SHTETIT te cilin duket hapur qe keta njerez as e kane frike dhe as e kane ne llogari.
Me shume duket se trembet shteti nga keta persona se sa ata nga policia dhe drejtesia. Imazhe si keto e demtojne Shqiperine me shume se sa cdo gje tjeter.
Çfarë ndodhi ditën e djeshme:
Deri tani për dhunën brutale që anëtarë të fisit Rraja ushtruan drejt dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim mes tyre dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.
Shkak është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth, 200 metra në vijë ajrore nga gurorja.
Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.
Videoja është filmuar nga vetë pjesëtarët e fisit Rraja. Duke e ndier veten të paprekshëm Rrajat donin t’ia bënin të qartë të pambrojturve se ç’farë u ndodh nëse ankohen për guroren në Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Kryeministrer, kthehu ne postin qe te kemi because dhe beje punen mire, ashtu sic duhet, dhit shtepine tende nje here, pastaj permire komshinjt. Ne se shteti nuk tregon dhembet edhe kete here, ti rras brenda keta bandite, dhe te bllokohen guroret e ketyre maskarenjve, lere detyren se nuk e meriton.
Tani ka fol Spiuni i Sigurimit te Shtetit Blendi Mortja ( Korani ) njeri me sharlatan i ketyre 32 vjeteve Artopolati i Familjes famekeqe Shwipetare te Sali Berishes. Blendi Mortja vec Spiu eshte kriminel, hajdut , vrases , trfikanat i mbeshtetur nga Sali Berisha , kur do zhduket kjo fare e keqe nga qarkullimi..!????
Tani ka fol Spiuni i Sigurimit te Shtetit Blendi Mortja ( Korani ) njeri me sharlatan i ketyre 32 vjeteve Artopolati i Familjes famekeqe Shwipetare te Sali Berishes. Blendi Mortja vec Spiu eshte kriminel, hajdut , vrases , trfikanat i mbeshtetur nga Sali Berisha , kur do zhduket kjo fare e keqe nga qarkullimi..!????
Guroret e medha I ka kush I ka qerosi nuk ja permend emerin se e ka mik dhe e ka bere te pasur.Rajat jane bishti I kavallit
Klanistat Frangaj.Fevziu,Gjebrea shume me te rrezikshem dhe te demshem per vendin se Rrajat
Blendi! Shteti ka frike! Po ti ke frike?? Apoooo!