Dëshmia e policëve të plagosur në Vlorë: Parakaluam mjetin e autorëve, menduan se iu bëmë pritë e na qëlluan

3 Shtator 2022, 09:14Kronika TEMA

Dëshmia e policëve të plagosur në Vlorë: Parakaluam

2 efektivë policie kanë qenë protagonist te një ngjarjeje kriminale mbrëmjen e së premtes ku kanë rënë pre e një sulmi me armë.

Angjelo Breshani, polic i patrullës në Vlorë e Narko Mehmetaj polic kufitar në Sarandë, po udhëtonin me makinë me xhama të zinj dhe në momentin e sulmit po përcillnin një person në shtëpi, identiteti i të cilit nuk dihet.

Në një rrugicë në lagjen “Partizani”, kanë përballur me ‘Volkswagen’ të cilën e kanë parakaluar, por ky moment nga autorët është menduar se iu bë prit dhe për pasojë kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Nga sa mësohet ‘Volkswagen’ ka qenë me targa të rregullta dhe kjo ka ndihmuar grupin hetimor që të shkojë në gjurmët e autorëve, të cilët janë identifikuar.

Pra autorët dyshuan se mund t’u bëhej atentat dhe qëlluan ndaj tyre, pa e ditur që ishin efektivë policie.

Nuk dihet identiteti i autorëve, por ato janë të njohur uniformat blu të qytetit bregdetar, të cilët kanë nisur kërkimet, teksa kanë sekuestruar makinën e përdorur në atentat. Policët pas sulmit kanë hequr targën e makinës, prej “frikës” se do kishin probleme.

9 Komente

  1. n
    nje polic i qute

    Nuk besoj te jete kaq e lehte,por kush ta haje le ta haje

    Përgjigjjuni
    1. r
      reti11

      Me xhama te zinj, dhe nje i trete brenda!! Normal qe po shoqeronin ndonje kriminel, mos t’i krijoheshin probleme. Kjo ngjarje kundermon era korrupsion policësh.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapedani

        Hajde polici shteti hajde !!! Te qellohesh me arme , dhe veprimi pare qe bene eshte te heqesh targat e makines (mund te kete qene dhe pa targa), diku fle lepuri ???

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          ep kur punon eskorte kriminelesh ne Audi Q

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bobi

            Ne vendin tim qe quhet shqiperi, nuk po miret veshe kushe jane policat dhe kush kriminelet se te dyja palet sillen njelloi. Vura re dhe dicka tjeter ishin ven ca shefa krimesh shefa qrkullime djem te rinje po kur pyesje ata djemt e rinje ishin bijet e trafikanteve me te mbedhenje te droges qe ka shqiperia, dhe leket e krimit i kishin vendosur ne pozicjone kyce.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bumbum..bum

              Fiks. Policimir dhe policikeq. Mos i fut të gjith në 1 thes. Respekte

              Përgjigjjuni
            2. v
              vlora.vlora

              ngjarja duket e deformuar dy polica nje i trete dhe heqje targash se do kishen probleme ? Shtet i kapitulluar ,na i beri peshqesh lideri i ballkanit xhamat e zinj qe te levizin me lireshem kriminelat

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adi

                Personin e tretë që në fakt kriminelët donin të vrisnin dhe heqja e targave janë strofulla ku fle lepuri. Të tjerat janë lëmsha leshi që bënte triko gjyshja ime dikur. Ministria e Brendshme pa brekë!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Policet nuk thone te verteten. Kete e kupton edhe budallai!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje