Thashethemi që i vuri “zjarrin” Shkodrës. Vrasje ne snajper, atentate me tritol dhe ekzekutime tipike mafioze, dhjetëra viktima në pak vite

2 Shtator 2022, 18:19Kronika TEMA

Thashethemi që i vuri “zjarrin” Shkodrës. Vrasje ne

Ekzekutimi i Ismet Çekorjes sot duket të jetë vrasja e radhës mes serisë së hakmarrjeve mes grupeve të ndryshme në këtë qytet, të cilat janë shkaktuar një bilanc të mirëfilltë lufte prej 20 vitesh. 57-vjeçari nuk ka patur probleme me të tjerët në Shkodër, por duket se është i biri i tij, Bajrami, i cili është i dyshuar nga policia për përfshirje në disa ngjarje si edhe pjesëmarrje në atentatin e pak ditëve më parë ndaj Alban Bruçit, prej të cilit ky i fundit shpëtoi mrekullisht.

Policia ka shpallur në kërkim Bajram Çekoren, djalin e viktimës së sotme, si edhe Tonato Fushajn. Ismet Çekorja u ekzekutua brenda në lagjen e tij, Kiras, vetëm pak metra larg vendit ku u vranë vëllezërit Bilali.

Pak ditë më parë, Çekorja doli në media duke thënë se djali i tij, Bajrami nuk kishte asnjë lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit, ndërsa u ankua se në çdo vrasje që ndodhte në Shkodër, kryesisht tek personat e njohur si krahu i Bajrajve, policia mësynte për kontroll në banesën e tij.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut, kur që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin.

Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time njëkohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time njëkohë që familja jonë e ka pasur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë”, tha ai 4 ditë më parë.

Pas vrasjeve të bujshme deri nga viti 2015, u duk se Shkodra gjeti pak qetësi për disa vite, kur iu vu tritol Lul Kullës. Ishte një thashethem që qarkulloi më pas nëpër qytet për përfshirjen e personave të caktuar në atë atentat që rindezi situatën duke bërë që të vriten të paktën 10 persona vetëm brenda një viti. Të parët që u vranë pas atentatit ndaj Lul Kullës ishin çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci. Pas tyre u ekzekutua Fatbardh Lici dhe më pas, gjithçka doli nga kontrolli.

Por, çfarë po ndodh në Shkodër? Pse qyteti është i përfshirë në një seri vrasjesh, intrigash dhe thashethemesh që çojnë në tragjedi? Më poshtë sjellim disa nga ekzekutimet më të bujshme në këtë qytet, të cilat në jo pak raste kanë ndodhur edhe për shkak të një thashethemi apo me parimin “pse shef”, duke çuar në dhjetëra viktima.

Më poshtë, disa nga vrasjet më të bujshme në Shkodër:

Dy nga vrasjet e bujshme janë ajo e Cim Cafit, apo ekzekutimi me snajper e Xhabir Shegës (Vid Shega) në verën e vitit 2015 pasi kishte kryer 12 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001.

2 gusht 2000

Vritet në rrethana ende të paqarta Drejtori i Policisë së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftari. Për vrasjen e tij u akuzuan Tafilët, krim të cilin nuk e pranuan asnjëherë. Aty u vra edhe Bahri Tafili, babi i vëllezërve Genc dhe Admir Tafili, të cilët tani gjenden në burg.

21 tetor 2001

Pas një debati me të, Ilmir Hajdari (Mir Vetlla), Xhabir (Vid) Shega dhe Enver Barbullushi hasën me makinë 21 vjeçarin Indrit Bajrin, ku pasi janë sharë dhe kërcënuar në drejtim të tij është qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.

9 gusht 2004

Vritet në hyrje të shtëpisë Emin Spahia, Kryetari i Lidhjes së Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve. U dyshua se vrasja e tij ndodhi për shkak se njëri fis nuk mbajti besën e dhënë për faljen e gjakun ndaj fisit tjetër, megjithatë deri më tani nuk ka ende të akuzuar zyrtar për këtë krim.

Shtator 2006

Vritet në mes të Shkodrës Çlirim Cafi ose siç njihej ndryshe, Çim Cafi, anëtar i familjes së Cafëve, e njohur në zonën e Shkdorës. Cafi ka qenë i skeduar nga policia e Shkodreë dhe i denuar disa herë nga drejtësia shqiptare. Ai është dënuar nga Gjykata me pesë vite burg për vrasjen e dy kushërinjve, ndërsa ishte dënuar edhe me 1 vit burg për pengmarrje. Deri më sot nuk ka asnjë të akuzuar zyrtarisht për këtë ngjarje, ndërsa në Shkodër flitet se tashmë është marrë edhe haku për vrasjen e tij.

15 maj 2008

Vritet me një plumb në zemër nga një snajper biznesmeni Esat Valbona. Vrasja e tij ka ndodhur në lagjen Xhabije në momentin kur biznesmeni ka dalë nga një lokal bastesh, ai ka arritur vetëm të thote: “Më qëlluan” e më pas është shtrirë përdhe i mbuluar nga gjaku. Deri tani kjo vrasje është mbuluar nga një mister i madh pasi biznesmeni nuk dihet të ketë pasur ndonjë konflikt apo hasmëri që mund të ketë sjellë këtë krim.

6 shtator 2008

Një ngjarje makabre do të trondiste qytetin ku Frederik Qerthaqi do të vritej me 10 plumba, gjashtë prej të cilëve do t’i merrte në kokë. Policia zbuloi se vrasja u krye nga dy persona, por vetëm kaq. Edhe sot ajo mbetet mister.

19 shtator 2008

Vritet në afërsi të shtëpisë së tij biznermeni Enver Ramadani (Hyseni). Vrasja është mbuluar nga misteri edhe pse në fillim u dyshua se ajo u krye për hakmarrje.

19 qershor 2009

Do të vritej në mënyre mafioze Aleks Keka, kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe. Ai u vra me bombë me telekomandë duke drejtuar makinën e tij Mitsubishi Pajero. Keka vdiq në vend pa i dhënë mundësinë askujt për ta dërguar në spital. Ekzekutorët dhe porositësit nuk janë gjetur kurrë.

12 mars 2010

Vritet biznermeni Astrit Meshnuni. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 fare pranë vilës së banimit të 45-vjeçarit, babai i re fëmijëve. Ai u dërgua menjëherë në spital, por ka gjetur vdekjen atje, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

29 gusht 2010

Vritet në një pritë në rrugë, efektivi i Policisë Rrugore, 41 vjeçari, Kolë Ndreshaj. Nuk pati as të dyshuar dhe as të arrestuar.

8 tetor 2010

Vritet për gjakmarrje Pastori i Kishes Ungjillore Dritan Prroj. Vrasjen e kreu Mark Njemza për gjakmarrje pasi sipas tij, xhaxhai i pastorit kishte vrarë disa vite më parë xhaxhain e tij. Njemza pranoi krimin në gjykatë.

14 mars 2011

Vritet me dy plumba Astrit Kurtmemaj. Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Luan Muçës, por për sjellje të mirë i ishin dhënë 5 ditë leje shpërblyese nga burgu i Fushë-Krujës. Në momentin e vrasjes, Kurtmemaj po ecte në lagje me kapuç dhe syze por vrasësi e ka njohur duke e lënë të vdekur në vend. Familjarët akuzuan për këtë vrasje pikërisht Fatbardh Licin, e ekzekutuar pak javë më parë në Shkodër.

30 nëntor 2012

Ekzekutohet në mënyrë mafioze duke shkuar me makinë në Shtëpi Admir Koçia. Ai njihej ndryshe edhe si Mir Koçia. Ky i fundit ishte i dyshuar nga policia për vrasjen e Çim Cafit, Astrit Meshnunit si edhe disa krime të tjera të ngjashme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

20 janar 2013

Ekzekutohet me armë zjarri Kujtim Vajushi. Ai njihej si rivali i Mir Koçisë, me të cilin kishte patur një përplasje me armë të vitin 2003, prej të cilës mbeti e vdekur një vajzë 13 vjeçare. Autorët nuk u gjenden kurrë.

18 mars 2013

Vriten në Pritë vëllezërit Gjovalin dhe Nik Pjetrushi. Vrasja u krye nga Admir Tafili për hakmarrje pasi familje e Tafilëve akuzon vëllain e tyre se vrau pa shkak babain, Bahri Tafili në vitin 2000 kur u ekzekutua edhe Kolonel Zylyftari. Tafilët pretendojnë se ishte vëllai i Gjovalinit dhe Nikës, Prelë Pjetrushi ai që vrau Zylyftarin dhe babain e tyre, Bahri Tafilin duke ia hedhur fajin më pas atyre.

14 qershor 2014

Vritet në mënyrë mafioze Enver Barbullushi, i cili mori një plumb në kokë, ndërsa u plagosen djali i tij 24 vjeçar dhe Nezir Shega, vëllai i Xhabir (Vil) Shegës. Barbullushi ishte akuzuar se mori pjesë në vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001 ku i pranishëm ishte edhe Vid Shega dhe Mir Vetlla. Ky i fundit u dënua për këtë krim, por më pas tha se u pajtua me fisin e Bajrve dhe ata e falën.

Gusht 2014

I bëhet atentat me snajper nga Kalaja e Shkodrës Xhabir Shegës. Ai njihej më shumë si Vil Shega dhe akuzohej për vrasjen e Indrit Bajrit si edhe të pesë personave në vitin 1999. Xhabir Shega plagoset në krah dhe i shpëton atentatit.

Qershor 2015

I bëhet sërish atentat me snajper nga Kalaja e Shkodrës, Xhabir Shegës kur ai ndodhej në oborrin e shtëpisë pasi kishte dalë dy vite më parë nga burgu. Dy plumba e goditën në gjoks. Shega ndërroi jetë në spital. Autorët dhe porositësit nuk u gjetën.

29 qershor 2017

I bëhet atentat Ilmir Hajdarit ose siç njihej ndryshe Mir Vetlla. Tetë plumba përshkuan trupin e tij. Ai u soll me helikopter në Tiranë duke i shpëtuar atentatit.

16 janar 2018

I bëhet atentat me eksploziv Lulzim (Lul) Kullës, i afërm i Fatbardh Licit. Kulla i shpëtoi këtij atentati me plagë të shumta, ndërsa bomba e vendosur në një motorçikletë pranë makinës së tij shkatërroi dyqanet përrreth duke tronditur mjaft qytetin e Shkodrës.

18 qershor 2018

Vritet në rrethana misterioze në punishten e tij Mehdi Kavaja. Nuk dihet as shkaku dhe as rrethanat e tjera të vrasjes së tij.

15 korrik 2018

Ekzekutohen brenda në makinë, në momentin që po ktheheshin për në shtëpi, ish-efektivi i policisë Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Policia nuk ka asnjë të arrestuar për këtë vrasje edhe pse ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

11 gusht 2018

Vritet në lokal Fatbardh Lici. Personi i maskuar qëlloi 15 herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Më pas policia gjeti një makinë të djegur. Autori dhe porositësit nuk janë gjetur.

23 gusht 2018

Zhduken pa lënë gjurmë Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj. Prej asaj dite familjarët nuk kanë informacion për vendndodhjen e tyre.

1 shtator 2018

Ekzekohet duke bërë stërvitje me kalë Arjan Ferracaku. Autori qëlloi fillimisht nga larg me kallashnikov dhe pasi e plagosi iu afrua duke e ekzekutuar edhe nga afër. Policia hetoi në dy pista, atë të një konflikti për pronën si edhe të mos pagesës së një gjobe të vendosur nga grupe kriminale në Shkodër.

11 nëntor 2018

Ekzekutohet me plumb në kokë Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Ai u vra teksa po shiste peshk në tregun e qytetit, ndërsa rrethanat e vrasjes janë ende mister. Asnjë i arrestuar apo i shpallur në kërkim për këtë vrasje.

Mars 2019

U ekzekutua në qytet edhe biznesmeni Ferdinand Polia. Policia ka identifikuar atentatorët dhe ka bërë arrestimin e dy vëllezërve duke shpallur një tjetër në kërkim.

Mars 2019

Ekzekutohen në derën e shtëpisë, Astrit dhe Brahim Bilali. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar për llogari të grupit Bajri.

18 gusht 2020

Vritet Gledis Kraja. Kraja u  qëllua me automatik në shpatull dhe menjëherë u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Teksa po kalonte në rrugë me makinën e tij, në drejtim të Gledis Krajës u qëllua me 14 plumba.Policia nuk pati asnjë pistë hetimi për vrasjen e ish-futbollistit të Vllaznisë, raporton abcneës.al.

28 nëntor 2020

Vritet Ridvan Ramazani. Mbi 20 plumba përshkuan makinën tip “BMV X5”, që drejtohej nga i “forti” i Shkodrës, Ridvan Ramazani alias Hyseni. Ekzekutimi i tij, lidhet me një seri atentatesh, të një pasnjëshme që datojnë qysh prej vitit 1993 dhe tregon edhe një herë se në Shkodër nuk ka një person të parë, që drejton dhe mbizotëron në qytet.

Ridvan Ramazani, u vra pikërisht në vendin ku 20 vite më parë, Ramazani dhe miku i tij Vid Shega (Xhabir Shega) edhe ky i vrarë, ekzekutuan në vitin 2000, shtetasin Mikel Bitukun alias Pashuku. Arsyet e kësaj vrasje në atë periudhë në fshatin Dajç dhe pikërisht tek vendi ku u vra Ridvan Ramazani, ishin për shkak të një konflikti për makinat.

4 Prill 2021

Ekzekutohet Bardhok Pllanaj.  Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 46 vjeçari dyshohet si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha, raporton abcnews.al. Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Pllanaj është konstatuar një makinë e djegur brenda së cilës janë gjetur dhe 2 armë të cilat dsyhohet se janë të autorit dhe ai i ka përndorur për të kryer krimin. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe FNSH. Ndërkaq janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorit.

13 shkurt 2022

Vritet Prek Tonaj. 48-vjeçari ishte punonjës i Ujësjellësit. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, mblodhi provat dhe arrestoi 30-vjeçarin Eduard Kësolla.

12 prill 2022

Vritet duke pirë kafenë e mëngjesit Nazmi Bandulla. Ai u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tip “Mercedes Benz” që kaloi aty pranë, e cila u zhduk më pas. Bandulla ishte një person i njohur për blutë e Shkodër.

3 qershor 2022

Ekzekutohet në zonën e quajtur “Markata e Rusit” në Shkodër Naim Bajri. Ai u vra në të njëjtën tavolinë ku u ekzekutua edhe Fatos Ferracaku dy vjet më parë. Ngjarja ndodhi në orën 07:20 të mëngjesit ku persona të paidentifikuar qëlluan disa herë ndaj tij. Naim Bajri nuk pati asnjë mundësi reagimi. Ai ishte babai i Indrit Bajrit, të vrarë 20 vite më parë. Naim Bajri njihej si një person “që shihet punën e tij” në Shkodër dhe nuk ishte përfshirë në konflikte me të tjerët. (ABC News)

16 Komente

  1. D
    Dakord

    Vrit e vrit e nuk mbarohen keta more aman????!!!! Po sa paskan qene more!!!??? Kokat hengshin sa me shpejt aq me mire

    Përgjigjjuni
    1. T
      TURIEMIGR

      E MORE ZOTERI ! DUHET TE MERESHE ME DJALIN DHE JO ME QEVERINE . DHE KOT STE BIJE TJETRI NE QAFE .LAVE GJYNAHET E TET BIRI . I LEHTE QOFTE DHEU QE DO TE MBULOJ.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maria

        Shkodra e Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes nuk pyet nga vrasja e 20 apo 30 njerezve, se kurvat e saj pjellin cdo dote dyfishin e atyre qe e lajne me gjak qytetin e Rozafes, e vrare pabesisht nga vellezerit e burrit.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceco

          Ik moj kare pirdhu ti me gjith Berishen, Ramen e gjithe rrembythjet e ketij vendi! Dole ti mer zog gomari te flasesh per shkodren

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anonim

            Mir kjo qenka e till po jotem cfar esht baxhell rrugesh ,shkodra esht e vertet qe ka qen djepi kultures por esht kthy djepi vrasjeve dhe kete e kini dhurat nga sali kara-xhici juaj fillun vrasjet qe me Arben Brozin dhe ju ndenjtet hengret mut te gjith si kara qe jini.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Per " Marien ".

            Si Shkodra eshte e gjithe Shqiperia moj " Marie ". Ndersa per kurvat e saj qe pjellin cdo dite, me mire shiko kurverine e familjes tende ne te cilen je rritur dhe edukuar.

            Përgjigjjuni
          3. A
            Alb

            Dhe thone pastaj - Po ne jemi afer detit pse na thone maloke. Kjo egersi eshte mesjetare.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Julian Laci

              Nuk ka lidhje afer detit,larg malit. Hakmarrja ose vrasje per nje fjale goje eshte nje fenomen shume negativ ne shqiperi . Une kam jetur disa vite ne shkoder shume vrasje jane bere pse me shiko shrembur. Duhet pranuar kjo ka lidhje kulturen qe kane keto njerez sidomos keto nga rrethinar e shkodres .

              Përgjigjjuni
              1. J
                Julian Laci

                Histori shqiptare. Haki Toska antar byrose politike. Duke kaluar nga fushe Kruje ne 1947 degjon se dikush bo bente aheng, ai pyet se pse kjo familje po bente aheng. Dikush pergjigjet,-shoku Haki eshte nje familja nga dukagjini qe bonon ne fushe kruje, gjykata e krujes e ka fal vellain nga pushkatim ne burgim te perjetshem ,ky person ishte denuar per hakmarrje. Haki Toska I thote zevendesit te vet se duhet pushkatohet pa dale drita neser. Keshtu mori fund hakmarrja ne shqiperi per 45 vjet.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Julian Laci historian kok pyk

                  Bravo historian debil juliani qe i referohesh krimineleve me shtazarak te historise shqiptare. Akoma nuk e kupton qe mbarvajtja e nje populli mvaret nga qeveria qe e drejton ? Vetem tek nje njeri kok pyk mund te gjesh arsyetime te tilla.

                  Përgjigjjuni
                2. H
                  Himarioti

                  Policia në Shkodër ka 30 vjet që vetëm numron kufomat. As nuk i parandalon vrasjet as nuk zbulon vrasësit. Vrasjet në Shkodër janë si viktimat e luftës, pa autor vrasje.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bekim

                    Po normal po te denohet robi 5 vjet per 2 vrasje cfare prisni

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na myten

                      Cfare thashethemi mër! Keta jane vrare ne shekuj keshtu si karna.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bardha

                        Keta luftojne ala komunizmin ne mejhane

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Askushi

                          ENVERI ISHTE TAMAM PER KETE POPULL ,PO JU SHKODRANET DEMOKRAT TE FLAKT BOLL DEMOKRACI SE NUK PIRDHNI SHUM KUSH U VRA E KUSH JO, DUHET TJU BIER KE DERA TA KUPTONI SA E CMUAR ESHT JETA ,KAQ E KINI KONCEPTIN E JETES SIDOM SHPELLARET QE KAN ZBRIT NE SHKODER.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bumbum

                            Ty qoftlargu të paska shkrthy mir se aroma e make men

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje