“Më rrihte prej vitesh”, rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit që i ndau trupin në copa: U mësova kur prisja pulën

2 Shtator 2022, 12:25Kronika TEMA

“Më rrihte prej vitesh”, rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit

Nadire Kurti, e cila pranoi vrasjen e burrit të saj në Itali, Shefki Kurti është rrëfyer para hetuesve.

Gruaja është mbyllur në spitalin psikiatrik të Rovigos me akuzën e vrasjes me dashje.

68-vjeçarja ka rrëfyer se e ka bërë gjithçka vetë, duke e bërë copa-copa kufomën e burrit të saj me thikën e kuzhinës.

“Ku mësuat ta prisni kështu”, u pyet ajo nga hetuesi,  raporton abcnews.al.

Dhe ajo përgjigjet me një shembull të thjeshtë, gati banal, i cili për një çast të kthen imazhin e një amvise që ka kaluar jetën duke përgatitur dreka për njeriun që vrau më vonë: Kur prisja pulën.

Ajo thotë se Shefkiu e ka keqtrajtuar, por për momentin karabinierët nuk kanë gjetur asnjë provë.

“Burri im më rrihte prej vitesh”

“E vrava burrin sepse më rrihte çdo ditë për disa vite. ai më godiste me grusht duke më thënë se duhet të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste.”

Ajo ishte e bindur se buri po e tradhtonte me një grua, që në njëfarë mënyre po e mbante nën kontroll.

“Ai kishte një tjetër. E dëgjova duke folur me një shqiptar që donte 90 mijë euro.”

Ajo pretendon se në ditët para krimit grindjet ishin bërë më të shpeshta, shkruan corriere.

Hetuesit mendojnë se krimi ka ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut.

“Atë ditë e vrava, i thashë të ikte me gruan tjetër por ai më dha një shuplakë dhe unë mora sëpatën. Është një sëpatë që Shefkiu e mbante pas derës së dhomës së gjumit për tu mbrojtur në rast se hajdutët hynin në shtëpi. I dhashë një goditje dhe më pas e godita sërish deri sa vdiq.”

Ajo përsërit se krimi ka ndodhur në kulmin e një sherri.

Shpjegon se goditjen e parë ia dha në shpinë. Dinamika megjithatë është e qartë. Një goditje në qafë dhe ai ra përtokë. Më vonë i dha goditje të tjera. Në atë moment, kur pa kufomën e burrit të saj, gruaja vendosi të zhdukte të gjitha gjurmët.

“Me një çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë.”

Ajo e kuptoi shpejt se nuk do të mund ta nxirrte kurrë trupin jashtë shtëpisë, raporton abcnews.al.

“Meqënëse ishte shumë i rëndë, e bëra copa-copa për ta hequr.”

Fillimisht përdori sëpatën, më pas mori thikën e kuzhinës për ta darë trupin në copa.

Është një film horror që vazhdon gjatë gjithë pasdites. Ajo shpjegon se pjesët e trupit i futi “brenda qeseve të plehrave” dhe më pas “i futi pjesët në frigorifer në ngrirje.”

Më pas gruaja pastroi gjithë shtëpinë.

Orët e ardhshme i kaloi duke larë njollat ​​e gjakut nga dhoma e gjumit dhe banjo, ndërsa kufoma e të shoqit ndodhej në frigorifer.

“Prita deri në mesnatë se nuk doja që të më shihte njeri, i mora copat nga ngrirja dhe shkova t’i hidhja në kanal”. 

Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo) mes 28 korrikut dhe 31 korrikut 2022. Ndërsa gruaja u arrestua më 29 gusht 2022. 

6 Komente

  1. N
    Na mbyten te pazotet

    Shkoni mo pirdhjni, legena. Nuk dini as te pershtatni nje lajm qe eshte i perkthyer nga gazeta italiane kurse ju shkruani raporton abcnews.al. Çfare raporyon abcnews kur lajmi edhte i gazetes italiane? Jeni krejt derdimene

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Burrë e grua janë si mish e thua. Shi në plazh. Jeta në duart e tjetrit, film

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeqo

        Ça pritet prej nadires?!

        Përgjigjjuni
        1. l
          lili

          Ndirja kurv shifet qaysh ne surrat kurve dibre

          Përgjigjjuni
          1. N
            NORA

            E KA BERE M,E VETDIJE KURVA NADIRE DHE HIQET E CMENDUR BURG BURG NE LITAR

            Përgjigjjuni
            1. L
              LANA

              SHefkiu i gjore eshte trajtuare prej perbindeshes si me qene barbon rrugesh kurse nadires i hante p..... ai i shkreti ska pas fuji me e ngop nadiren ajo donde pga eje tub sobe que ta ngopte diberanen prostitut shifet qe ne surrat qe estet prostitut ; oh ajo don ligjet e ENVERIT .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje