Artan Hoxha tregon orët e fundit të Ervis Martinajt: Pushoi 1-5 gusht në Dhërmi, familja e tij ka hapur dyert e mortit

2 Shtator 2022, 09:15Kronika TEMA
Artan Hoxha tregon orët e fundit të Ervis Martinajt: Pushoi 1-5 gusht

 

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt. Hoxha tha se në datën 1 gusht deri në 5 gusht Martinaj ka qenë me pushime në Dhërmi si një qytetar i lirë edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar.

Hoxha thotë se pasditen e 5 gushtit Ervis Martinaj ka shkuar në Durrës dhe më pas pranë një qendre tregtare në Tiranë. Ndërsa më 9 gusht ka shkëputur komunikimet me familjarët më të cilët sipas tij, komunikonte çdo dy orë. 

Gazetari tha se Policia vijon të hesht për rastin, ndërsa video që tregojnë lëvizjet e Ervis Martinajt i kanë gjetur familjarët dhe jo autoritetet.

“Unë nuk jam i prirur t’i besoj institucioneve të cilat janë të përfshira dhe nuk mund të fshihen. Që institucionet janë të përfshira është që në ditën e parë kur një drejtues i Policisë së Shtetit ka kërkuar të bisedojë me familjarët, por të ketë dhe mediat me vete.

Jemi në kushtet e rrëmbimit, dhe ka bërë çfarë ka bërë ai e dënon gjykata. Besimi i familjarëve tek institucionet janë zero. Kamerat i kanë gjetur familjarët, asnjë nuk ka gjetur policia. Ata e kanë ngritur dhe shqetësimin.

Ka një itinerar, në datën 1 gusht ne jemi takuar bashkë ne rivierë, unë në Borsh, ti në Plasës ai ka qenë në Dhërmi. Nga data 1 deri në datën 5 ai ka qenë në Dhërmi ka bërë plazh. Në datën 5 pasdite është shfaqur tek hotel “Adriatiku” në Durrës.

Ditën e shtunë e ka marrë shoferi ka shkuar në “Ring Center” pastaj në një lokal përballë QTU-së. Sa i rëndësishëm është e tregon numri i të vrarëve. Ai nuk ka lëvizur me eskortë. Deri në datën 9 ditë e martë ai ka pasur kontakt.

Martinaj kishte një element të veçantë, orari më i gjatë që rrinte pa komunikuar me familjen ishte çdo dy orë. Ai kishte një celular që ishte shumë i vështirë për tu përgjuar, plus që ai vjen nga një familje, babai dhe nëna kanë mbaruar për ekonomi financë.

Në orën 17:00 të ditës së martë ai është interesuar për një luan dhe është interesuar që a ka shkuar njeri për ta ushqyer. Komunikimi i fundit ka qenë me babain e Brilantit në orën 19:03.

Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte. Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij”, tha Hoxha.

“Familjarët kanë bërë komunikime me njerëz dhe miqtë pasi shkëputi kontaktet. Në datën 9 ndërpret komunikimet. Martinaj kundërshtarët më të mëdhenj kishte ortakët e vet. Por, një skuadër e veshur me uniformat policisë speciale e kanë rrëmbyer në një banesë.

Në momentin e parë personat që e shoqëronin mendonin se ishte policia. Nga ai moment janë disa pista, gjurmët e fundit janë në Vlorë, ka element që ai ka qenë në Vlorë”, tha Hoxha.

I pyetur se si mendon, është rrëmbyer apo është eliminuar, Hoxha përgjigjet se sipas tij, Ervis Martinaj mund t’i fshihej drejtësisë e policisë, por duke njohur armiqtë e tij, vetë gazetari nuk mendon se ai është fshehur. Gjithashtu ai shprehet se familja e të shumëkërkuarit tashmë ka hapur dyert e mortit.

"Është shumë e thjeshtë, kjo pjesa e ndarjes bëhet kur bëhet parashikimi për ndeshjet e futbollit. Nga momenti që ka ardhur informacioni i parë në datë 9 dhe deri ditën e hënë nuk kam folur fare, nuk kam bërë asnjë reagim, kam pritur. Të hënën kam bërë reagim publik. Kam qenë në banesën e familjes së Martinaj", tha ai.

Blendi Fevziu: Ke qenë në banesën e tij?

Artan Hoxha: Po në shtëpinë e tij është morti i hapur, në malësi thuhet “kryet shnosh”. Sigurisht që edhe ata e kanë një shpresë dhe unë uroj që të jetë kështu, që të jetë ky varianti…

Blendi Fevziu: I zhdukjes.

Artan Hoxha: Që ai t’i ketë rrëshqitur gjithë Shqipërisë. Unë mund ta besoja këtë gjë, po të mos njihja armiqtë e tij. Po unë i njoh shumë mirë armiqtë.

Blendi Fevziu: Ti je i bindur se është eliminuar?

Artan Hoxha: Për fat të keq jo vetëm ka ndodhur, por këtë kakofoninë e madhe nuk po e bëjnë mediat. Janë mediat pranë qeverisë që po e bëjnë këtë gjë. Këtë gjë e mbyll me një reagim publik, siç bën për çdo ngjarje, policia.

Blendi Fevziu: Ka dijeni policia?

Artan Hoxha: Nuk ka rëndësi sa dijeni ka, ata kanë një hetim. Me anë të këtij hetimi, ata nuk mund të flasin me përqindje, por sigurisht meqenëse është një ngjarje që ka sensibilitet të jashtëzakonshëm. Për mua është vija e demarkacioni të një dekade të krimit të organizuar. Tani fillon dekada tjetër. Heshtja e autoriteteve që flasin dhe për gjëra koti është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen kam parasysh që kam qenë dhe kam folur edhe me njerëzit e tij. Unë anoj nga faktet. Faktet jo gjithmonë i ka policia dhe prokuroria.

Blendi Fevziu: Faktet ku të çojnë?

Artan Hoxha: Për fat të keq faktet dëshmojnë se kemi të bëjmë me atë që të thashë, me një ngjarje që shënon një vijë demarkacioni nga dekada që mbyllëm me dekadën që do të vijë.

Blendi Fevziu: Ti mendon se është eliminuar?

Artan Hoxha: Kjo mënyrë që është zgjedhur për ta anashkaluar këtë ngjarje nga autoritetet është mënyra më e frikshme për të dëshmuar se në çfarë niveli është sot krimi i organizuar në Shqipëri.

19 Komente

  1. E
    Ehaaaa

    Po mire tani se na cmendet me kete person. Para 1 muaj ky ishte nje i shume kerkuar nga drejtesia dhe nuk e gjente dot njeri. Tani na del qe u ditka edhe sa here ka shkuar ne tualet. Ketu nuk po kuptohet, policia e ka ditur gjith kohes se ku eshte ky? Apo ju gazetaret dinit cdo gje? Si do qe te jete ketu ka mungese deponimesh nga njera pale per mos kallezim, dhe dikushduhet te denohet per kete gje.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      E gjithe kupola e policise ishte ne borderote e Martinajt. Ate qe nuk ishte ne bordero dhe po perpiqej te kuptonte se c'po ndodhte, Kryetimonieri e shkarkoi me ceremoni nga detyra. Dhe ke vuri ne krye te policise? E mbani mend ate foton e famshme te "grupit ciftelia"? Epo nje nga ata personat ne foto vuri. Nje nga arritjet e qeverise Rama eshte qe Mafia arriti deri ne kupolen me te larte te shtetit. Ate qe nuk e beri dot as Berisha dhe as Meta e arriti Rama. Pra qe mafia, ajo e verteta qe ekzekuton kundershtaret te kete lidhje deri tek kryeministri. Nuk mjaftuan shitja dhe dhurimi me koncesion i cdo gjeje qe ka ky vend, apo vjedhja galopante me cdo tender por pangopesia i shtyu te lidhen dhe me mafian, me ate qe fut kokainen ne Durres dhe ku kontenieret e bananeve qendrojne ne nje zone pa kamera. Me ate mafian e basteve sportive qe i njejti Ed Rama qe e shau para ca vitesh po na e servir si nje te keqe jo dhe aq te keqe, madje qe ka dhe ane te mira se me demek do na financoka sportin. Shqiperia ne zgrip! Faik Konica pati folur per epitafin ne varrin e Shqiperise qe do i vinte nga politikanet. Po jetojme ne epoken kur kjo gje po behet realitet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Askushi

        Nuk je lodh me gjith ket koment, sali shpellari ja dha licensen dhe ky i coji 200 mij euro xenush pederastit sali kara-xhici i tha ik boj shpi perball edi rames, dhe sali lusha me vemjen e tij te birin sterci pederasti i shkonin ke shpia keti martinaj e bertisnin e ulerisnin ,qekur erdh shpellkari sali e boni corb vendi ku solli mosyrat e veta ne tiron ,qe i humbt edhe vari ishalla dhe solli dhe shpellar te tjer qe per 32 vite te njejtet jan injorant ,hajdut, kurva, .

        Përgjigjjuni
    2. S
      Stape Pashi

      O Tan Trap Hoxha. Vetëm një skup gazetaresk ke bërë në jetë. Vrasjen e e atij fakirit në 21 janar. Në fakt kjo ishte merita e kameramanit. Këtë ke shfrytëzuar ti dhe ata që të fu-qi-zojnë si gazetar i madh investigativ. Gjithçka ta jep të gatshme mafia apo policia kur ka vendosur që të bëje ndonjë dizinformacion.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora

        Ky me 21 janar po hante sufllaqe, mire qe e moren prej leckash shefat e tij dhe e futen ne koment live. Po te ishte per kete do ta thonte si muhabet kafeneje 21 janarin si tregon keto perrallat me Ervis martinajn e boset e droges. mos ja vini kot ketij merita qe nuk i ka

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emigranti

        Gazetar koke tul qe vetem gazetari nuk ben,per policine ishte ne kerkim dhe ketu mbaron pergjegjesia e organeve ligj zbatuese. Ç’fare do qe ka ndodhur eshte pergjegjesia e tije,familjareve dhe shoqerise se tije. Nese ishte i paster duhej te dorezohej ne polici dhe te ballafaqohej ne gjykate,eshte shume e thjeshte o koke paçe

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Po c’na plasi gari se cfare i ka ndodhe nje individi kriminel. Kjo eshte e gjitha loje mediatike, cdo dite nga nje artikull me hamendesime pseudogazetaresh.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bardha

            Ky ashte nje tip idiot e mashtrues,keto muhabete kane tjeret qe i perserisin tas 1 muaj neper mejhane

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hoxhe,paske kthy leket sic duket !!??

              Hoxhe …., paske qen ke shpia per ket shnosh !!??.Je dhe ti i pagujt nga ai,e shpejt do te dali emri ne verdirò mer shkerdhat gazetar.Kembengul pse shteti apo policia nuk flasin.Te kon lon ty ai buce mgjth Lalen,qe boni si gjinkalla mer kurva.Kujt i plasi per ket kurve njeri,Ishalla e kon rjep gjall,sepse ka vra,do vritesh.Keshtu perfundofshin te gjith Ishalla,dhe juve kurvave gazetar i gjumofshi mrapa ne vorr.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fevzo qime deri

                Ooo Tan o kok meqenese ti i di te gjitha pse nuk vete te tregosh ne ASPAK po bene lojra fjalesh neper studio a mos po financohesh nga keta o gazetar we i mer vesh cdo krim qe ndodh ne Shqiperi.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cna bere

                  Policia kot punon ne terren per te arrestuar kriminelet,te lere nje agjent pas Artanit dhe i gjen se ku jane te gjithe.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    bimi

                    Tan Hoxha e kalo diten te pasiceri Venecja aty i merr lajmet paradite dhe i poston pasdite. Harrova dhe te Allajbeu turku qe e ka si mashe.

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Edlira

                    "Të hënën kam bërë reagim publik...".Ky njeri nuk di te shprehet as ne shqip dhe as të pozicionohet me fjalë sipas rangut që ka. Ti zoti Hoxha je mishërimi i mediokritetit gazetaresk.Njohësi "i madh"..."krminalisti","analisti" i Epokave te krimit ne Shqiperi!!! Kot mban shteti Ministri /Polici më këmbë.Ti je "Njeriu-Shtet"...tek ty falen te gjithë për informacione si krimineli apo prokurori! Po na lodhni gjithë kohës me pseudo-analiste,pseudo-gazetarë,pseudo-policë.Shqipëria ka hyrë në krizë të thellë kur rolin e Elites kërkojne "ta luajnë" medoemos mediokërit si puna Artan Hoxhës...tmerr.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      Familja ka hapur dyert e mortit? Sa shpejte qenkan bindur per lajmin e vdekjes. Habit edhe gazetari koketul qe sjell cdo argument (edhe kete te hapjes se dyerve per mort) per te na bindur per vdekjen. Pse nuk gjurmon se ku jane parate e te "ndjerit"? Ku jane 600 milionet?

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berish Saliu

                        Gazetar mashtrues je or Artan Hozha ,pse genjen kush te pranon ne shtepine e tyre ,duke te njohur ty se kush je ,ne ate shtepi hyj e dalin vetem familjaret ,nuk mund te hyje kushdo ,ti the te Fefziu ka qene ne shtepine e tij ,pse duhej te lejonte familja me hy ti brenda ? kam qene une brenda te ajo fortese disa here ,dhe jam i afert i tyre ,e di mire se nuk mund te futet kushdo brenda ,behu nje here tamam gazetar ,spa pas faje ai i Gjati qe thoshte per ju ( kazan )

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miral

                          Ky eshte si grate llafazane

                          Përgjigjjuni
                        2. M
                          Mira

                          Si me tregu perralle

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lugu gjat

                            Trashaluq, koke tul. Jo profesjonist.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lugu gjat

                              Trashaluq, koke tul. Jo profesjonist.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje