
Avokati i Arsen Muskurtit, i cili vrau vëllanë dhe kunatën dy ditë më parë te rruga e Kavajës në Tiranë ka thënë sot në gjykatë se klienti i tij e kishte armën me leje dhe se ka bërë 7 kallëzime ndaj kunatës dhe vëllait të tij.
Sipas avokatit, Suad Idrizi, autori i cili sot u la në burg është vetëdorëzuar ditën e ngjarjes dhe nuk ka tentuar të largohet.
Mësohet se avokati ka kërkuar të kryhet akt ekspertimi mendor për klientin e tij, pasi në vitin 2018 Arsen Muskurti ka marrë mjekime për shkak të gjendje së tij mendore.
Arsen Muskurti mori armën që e mbante në ambientet e biznesit të tij dhe vrau vëllanë dhe kunatën e tij brenda ambienteve të “NOOR Travel”, ndërkohë që më pas fiksohet nga kamerat e sigurisë që largohet me qetësi prej andej.
Arsen Muskurti u arrestua pak orë më pas nga policia, ndërsa arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit e tij dhe jo në një kosh mbeturinash, siç kishte deklaruar.
Nuk ka mundesi tjeter. Dukej nga shkrimi qe ishte i coroditur. Familjaret duhet ta kishin raportuar.
Të dashurosh berishën, është simptoma më e dukshme se ky ishte i sëmurë mendor. Nuk ka nevojë për seanca psikoanalisti. 85 % e shqiptareve kane probleme mendore serioze.
Të tillë janë shokët S. Berishës dhe A. Kurtit - kriminel dhe analfabet të dëshmuar por të rrezikshëm për shoqërin dhe sistemin politik të vendit dhe kombin.