Dritan Hila: Pse u shkarkua Gledis Nano!

31 Gusht 2022, 22:00Kronika TEMA

Dritan Hila: Pse u shkarkua Gledis Nano!

Në rubrikën "Komenti i Ditës", gazetari Dritan Hila foli për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. Lajm ky që u konfirmua nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë sot dhe që ngjalli një mori reagimesh në opinionin publik.

Hila shprehet se policia në vendin tonë gjendet përballë krimit, e keqpaguar dhe me një status, i cili e bën viktimë të ndryshimeve politike. Policia jonë është jo vetëm e keqpaguar, por edhe e keqtrajtuar dhe me mjete të dobëta krahasuar me ato që përdor krimi.

“Shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano, i cili është edhe një nga drejtorët më jetëshkurtër në polici. Kush ka ndjekur televizionet italiane, dhe nëse shohim strukturën e Policisë italiane, nga e cila jemi bazuar për të krijuar edhe strukturën e policisë së vendit tonë, ka parë që drejtuesit e policisë italiane janë shumë jetëgjatë. Ndërsa zoti Nano pati një periudhë shumë të shkurtër shërbimi, por edhe të tjerët pas tij nuk kanë patur një periudhë të gjatë shërbimi.

Kjo gjë, përveç krijimit të pasigurisë ndërmjet radhëve të policisë, krijon edhe pamundësinë e zhvillimit të reformave. Kur u prezantua zoti Nano në fillim, u tha se ishte I specializuar në luftën kundër terrorizmit në SHBA, kishte marrë pjesë në kthimin e fëmijëve shqiptarë që kishin mbetur në kampet e refugjatëve në Siri. U shpresua që do të kishte njohuri edhe me luftën kundër krimit shqiptar, i cili është bërë i sofistikuar. Dhe mesa duket, kjo ka qenë pika e dobët e zotit Nano, nuk ka ditur të updatohet në realitetin e krimit shqiptar”, u shpreh Hila në fjalën e tij.

11 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Shumë janë vartës shumë të mirë, por komandantë të dobët......... . Dikush i zbaton shumë mirë detyrat e ngarkuara nga eprorim por kur bëhet vet epror nuk di të japë detyra........ . Nuk di të drejtojë....... . Komandimi është art, ka thënë Enveri, por ky e ka dëgjuar nga Stalini , dhe Stalini e kishte marë nga Engelsi....

    Përgjigjjuni
    1. ¿?

      Engelsit ne fakt ia kishte thene Napoloni, po ai ishte armik i proletariatit prandaj nuk e di ti Mal Cori.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Roberto

      NUk eshte ndonje qamet i madh se iku Nano apo erdhi Pano dhe Thano. Ndoshta ata e dine me mire arsyen pse e shkarkuan. Mund te jete edhe kjo arsye qe thone Dritan Hila. Ndoshta duhet te presim per te mesuar te verteten. Nuk e shan njeri Gledis Nanon por jo te gjithe jane adapt per pozicionin qe ju ngarkohet.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TONNY

        KJo eshte pune e Qeverise qe e ka per detyre.Gjendja nuk pati permiresim edhe me Nanon. Mos te harrojme se Drejtusi kryesor duhet te kete nje pervoje mbi 10 vjecare duke filluar nga njesite deri ne kupole, qe te njohe dh ete kete zbatuar detyra komisar deri ne drejtor policie qarku.Minister mund ta besh por Drejtor Jo

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku

        Te updatohet? C'ka dashur te thote autori me kete shprehje?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Moli

          Iken nje spurdhjak dhe vjen nje spurdhjak.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lasgushi.

            Po o Tani,po! Futja koto ti.Gledisi u shkarkua nga grupi i injoranteve (perfshi dhe grupin ciftelia) te shkolluar ne universitetet e Saukut,te inkriminuar,me interesa te ngushta katunareske.Ata, kane 30 vjet qe I kane vene shkelmin ne fyt policies dhe rendit ne Shqiperi. Nuk Jane shume,30 derra me qafe te trash koke te ruar qe marin poza qesharake me uniformat prej floriri si me qene Dalacieza,me qe ti e njeh mire Italine. Nuk e analizon pak ti Analist " pa uniforme"dhe shoket e tu.Qe ne udheheqie te policise shqiptare nuk ka as nje oficer qe te jete shkolluar ne perendim.Apo te flase gjuhe te huaja.Edhe nje qe dinte e hoqen. Shiko ore Ministrin Jahtmen ( qe I del kohe te meret me varka) apo robaqepesin KM qe ju bene 10 vjet qe drejtojne dhe akoma nuk mesuan te dallojne policin e vertete nga drejtuesit e LGBT ve qe flirtojne me kriminelet. Ata analizo ti po pate pagure.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajde Drirtan hajde !

              Qe edhe ti Dritan do merreshe me kte teme dhe i fryshe Tollombaces se ktij Lajmi qe per cudi po i fryhet nga gjithe Hajvanet e Politikes ne ate Vryme duke e bo Gledin nji Figure Komike e Filmave Amatarore per Femije kjo me duket _Vertet Q e s h a r a k e ! ------------------ Ne cdo vend te Botes shkarkohen te gjithe ata Drejtues Dikasteresh ose Ministrie te cilet nuk japin Rezultatet e Priteshme ne detyre .C'ka ktu per ta bere Teme debati e bla bla bla-je ne Mejhanet Shqiptare qe cdo dite e me shume po i largohet te qenit Medie ,kte e dijne vezem hajvanet e shqiperise qe nga ata FakePolkitikane e deri ke Anal-istet e Halese Shqiptare . - Merruni me gjera qe ja vlejne jo me Zhurme e dalulle idiotesh ,per nji Manikin me mjekerr komike ,qe nuk meritonte aspak te ishte ne ate poste e behuni Serioze duke mos i dhene shkas Gojorereve Opozitare te degjerojne gjithcka ne ate vend

              Përgjigjjuni
              1. ¿?

                Po mire or ti shoku miku, perse e vune atehere?

                Përgjigjjuni
              2. n
                n

                pune shefash

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  E hoqen shpejte sepse kishin pritshmeri te larta!? Kush i kishte keto pritshmeri, Cuci apo Rama? Nanon e hoqi Rama, dhe vetem ai e di arsyen e vertete...dhe nuk eshte ajo qe ai mund te deklaroje.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje