
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi këtë të mërkurë se nëndrejtori i ri i SHISH është emëruar Olian Kanushi. Çuçi lajmin e dha pas mbledhjes së sotme të qeverisë.
Po kush është Olian Kanushi? Më poshtë po ju sjellim profilin tij:
Z. Oljan Kanushi vjen nga një eksperiencë e gjatë si professional i nivelit të lartë me përvojë 20-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai është drejtues me njohuri të thella mbi ekonomitë në zhvillim, ndërtimin, ngritjen dhe transformimin e organizatave.
Z.Kanushi ka kryer me sukses disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuader te Horizon 2020.
Mes detyrave të ushtruara, Z. Kanushi ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.
Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit. Pasi u diplomua me gradën Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Aristotel” të Selanikut, kreu studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, si dhe përfundoi kursin master për Studime Globale në Goteburg të Suedisë.
Me një diplomë nga Kolegji i Europës në Bruge të Belgjikës, nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, dhe me dy kurse ekzekutive nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, z. Kanushi zotëron një dosje të gjerë edukimi pasuniversitar.
Z.Kanushi eshte diplomuar gjithashtu pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Washington.
VK dhe ky spiun gërku!! unë thashë se mos ja jepnin sërbit katërvjeçarin e ardhshëm,por këta e paskan me hile!! prapë gërkut!! e ky djalka qënka me të vërtetë specialist!! ndoshta për të punuar në ndonjë magazinë ku jepen kostumet e agjentëve!!
Si ka mundësi qe nuk e vun 1 qe s'ka kalu me bo "trajnim" anej ka jorgot mer i qj
Ka mbaruar Shkollen ne Selanik ,shpetuam me perpara do Raportoje tek greket se tek ne.Ky emri eshte emri i tij apo emri si Fuks ,cfare emri eshte ky emer armen apo vllah ,Ky nuk ka asgje Shqiptare,mbushur me kurse fallco me pagese nga greket si paguanin per Priftin,Pollon e shume te tjere qe i kane spiune te tyre
Është a frika n o verior , albinos , ka bërë transplant lëkure kur ishte i ri por i lindur shtetas shqiptar si çdo kush që lind në këtë tokë ...për të tjerat pyet ndonjë pensionist me pullë .
Dmth Zevendes i grekofilit Helidon Bendo; eshte progreku i shkolluar ne Selanik, Kanushi. Bukur.
PASKA FIRMEN E GERQISE
PASKA FIRMEN E GERQISE
Helidon Bendo eshte larguar nga SHISH se mesoi shume gjera qe nuk duhet ti dinte per ER, i cili Vishon e dergoi ambasador ne NATo kurse Bendon "student" ne SHBA.. Ne jemi shteti me komik ne bote; as ne Afrike nuk behet keshtu.. Ky Kanusis apo Kanushi, qe nuk dihet nga vjen (por dihet qe eshte shkolluar nga lobi grek) do i jape goditjen fatale SAHISH-it para se ER te bjere si Gruevski. Tani qe Rama e ka Beromin, do ta emeroje ene shefin e ri te SHISH, por ka frike nga amerikajt, prandaj e ka bo keshtu me Nenkryetarin si kryetar dhe Kryetarin si student. Piiiiikaaaa more Njaziiiii, piiiikaaaa! Pika more Edi, pikaaaaa!
Ka kaluar scannerin American.
Ore po si eshte e mundur Ministri i Brendeshem emeron nendrejorin e SHISH.Ku eshte gabimi ketu.Nuk e kuptoj.
je në shqipëri o elio!! nuk je në gjermani a amerikë!! në shqipëri pastrusi i haleve mund të emrojë kryeministrin,e jo më ministri një shef që nuk e ka në kompetencën e tij!!varju kart debilave se as të zotët nuk janë që të mos i tregojnë të gjitha!!këta as të fshehin nuk dinë!!hajdut të këqinj!!
Pse të fshi kur çdo gjë duket