U vra në oborrin e banesës, babai i 25-vjeçares tregon çastet e tmerrit: Porta e zuri poshtë

31 Gusht 2022, 15:07Kronika TEMA

U vra në oborrin e banesës, babai i 25-vjeçares tregon

Babai i Marjana Sahitajt tregon momentin tragjik, kur pa se një makinë kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe kishte përplasur rëndë vajzën.

Ai thotë se së bashku me djemtë ngritën portën që kishte zënë poshtë 25-vjeçaren dhe nxorën vajzën për ta çuar në spital, por ajo nuk mundi të mbijetojë.

“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”.

Marjana ishte martuar këtë muaj dhe për pak ditë do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.

E reja po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

 

2 Komente

  1. L
    LORA

    "Shoferet" kane nisur ti vrasin njerzit jo vetem ne rruge e trotuare por edhe ne oborret e shtepive te tyre.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nana

      Skam fjale vec vaj, mjer ato prinder, vellezer ,motra ,burri te gjithe te aferit e saj,, ngushllime te dhimbshme, dheu i lehte bija e nanes( ne hall te vet ne oborr ku eshte rritur te vdese vajza gje e tmerrshme , sdi cte them per ate te pa udhe e te pa zot, shofer pa patente ) mjere ne ku te mbrojme femijet.Fat i keq shumeeeeee.Ngushllime dhe njehere.Ndergjegjesohuni kur merrni timonin te gjithe ju shofera ,merrni veten ehe te tjeret ne qafe.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje