Familjarët panë gjithçka, teksa shoferi i droguar me “Audi” u vrau vajzën në oborr, sapo ishte martuar e do shkonte në Angli

31 Gusht 2022, 19:30Kronika TEMA

Familjarët panë gjithçka, teksa shoferi i droguar me

Marjana Sahitaj kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe vetëm pak ditë e ndanin nga ëndrra e saj për të ikur bashkë më bashkëshortin në Britanin e Madhe, por një shofer i droguar me shpejtësi tepër të madhe i hyri në oborr të shtëpisë duke e shtypur për vdekje.

E gjitha ngjarja ndodhi në fragmente sekondash duke mos i lënë mundësi 25-vjeçares që të shmangej.

Shoferi 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

Edhe pse familjarët e morën me urgjencë dhe e dërguan në spital, ajo nuk mundit të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

40-vjeçari Sajmir Thaçi rezultoi se ishte i droguar teksa drejtonte makinën me të cilën i mori jetën të resë.

Babai i të ndjerës tregon se e pa ngjarjen dhe se të bijën e gjeti poshtë portës. Bashkë me djemtë ai e dërgoi në spital, por pa mundur ta mbajnë në jetë.

10 Komente

  1. Çfare Kush kur ku si pse

    Lajm gjysmak. Nuk thone ku dhe kur ka ndodhur tragjedia po i meshojne informacioneve dytesore

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black Jack

      Ohhhh boyyyyy unbelievable, cfare fatkeqesi, ai fuckking driver s’duhet me e pa mo driten e diellit, perjetesisht in the Jail , no mercy

      Përgjigjjuni
      1. M
        Matrapiku

        O Zot i madh, si ka mundesi qe cdo jav ka nga 2-3 vresje ne kete vend te shkretuar. Si te dalesh ne rruge, si te rish ne shtepi, koken e ke ne rrezik. Nejse ngushellime familjarve te vashes se ndier.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Matrapiku

          O Zot i madh, si ka mundesi qe cdo jav ka nga 2-3 vresje ne kete vend te shkretuar. Si te dalesh ne rruge, si te rish ne shtepi, koken e ke ne rrezik. Nejse ngushellime familjarve te vashes se ndier.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Likja

            Po' pse nuk ja shkelet koken me kom atij pushtit te audit...

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aldo philly

              Kafsheri shqiptare Ikni o njerez nga ai vend i nemur, ikni naten

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sokoli

                Ska shtet ketu me. Keta qena qe ecin me shpejtesi sketerre sidomos edhe kta me targa te huaja i duhet keput koka. Nuk lan pleq ecplaka, femije e familjare pa vrare e sakatosur. Ai i madhi merret me muziken ne oren 12. KAPI MORE KETA FELLIQESIRA E KALBI NE BURG.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mark

                  ne litar shpellarin

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    endrra ishte te largohej nga skiperia ashtu si te gjithe, si ka mundsi, a nuk ndjek ramazonin ne fejsbuk ky popull?

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhindi

                      Lajmi eshte shkruar ne nje menyre ordinere, sikur shoferi hyri me makine ne oborr, doli nga makina, dhe i droguar sic ishte vajti dhe vrau te rene. Nuk me ha kari fare per shoferin por te pakten raportojeni lajmin ne menyre profesionale, se kara ngelet gjithe jeten, gazetare kari.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje