"Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh", Gledis Nano letër ‘lamtumire’ për largimin nga detyra

1 Shtator 2022, 12:29Kronika TEMA

"Gjëja më e rëndësishme në jetë

Një ditë pas shkarkimit të tij nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vjen reagimi nga Gledis Nano.

Në një letër ‘lamtumire’, Nano nuk i ka kursyer falënderimet për bashkëpunëtorët e tij, ndërsa ka përshkruar disa nga pikat me sfidat që është përballur gjatë drejtimit të policisë.

Letra

Drejtuar:
Të nderuar, kolegë, kudo ku gjendeni sot, në krye të detyrës në çdo skaj të vendit,
Të nderuar drejtues dhe ekspertë të organizmave partnere ndërkombëtare,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar anëtarë të komunitetit,

Ju drejtohem, ashtu si në ditën kur i përzgjedhur nga radhët e policisë, mora detyrën e vështirë të Drejtuesit të Policisë së Shtetit. Sjell ndërmend se gjendesha pikërisht në momentin e duhur, kur besova edhe më fort se së bashku na priste një udhë aspak e lehtë, me sfida jo të pakta por që mbi të gjitha, sot mendoj me bindje të thellë se ia vlente vërtet që ta përshkonim atë së bashku.
Jeta është ndërtuar e tillë, me ligje të pandryshueshme të ardhura nga kohërat, në të cilën kuptojmë se ashtu si në çdo fillim, njeriu duhet të shohë e të mendojë edhe për fundin e çdo rrugëtimi, nga njëri prej të cilëve, më duhet sot të shkruaj faqen e tij përmbyllëse.

Pikërisht në ditën e sotme, në fjalën time falënderuese për gjithsecilin prej jush, nuk kam ndërmend aspak të bëj një analizë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përkundrazi atë mund ta bëjë fare mirë dhe lehtësisht secili prej jush, çdo profesionist me përvojë brenda apo jashtë radhëve të policisë si edhe çdo qytetar i thjeshtë, i cili beson tek autoriteti i policisë, sikurse Policia e Shtetit, beson dhe mbështetet tek integriteti i gjithsecilit prej anëtarëve të komunitetit.


Në punën time, nuk më ka mjaftuar vetëm përvoja e fituar nga vitet por edhe modelet e ndërtuara nga shumë prej personaliteteve madhorë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku njëri prej tyre mbetet edhe një nga mendjet më të ndritura të politikës botërore; Shimon Peres. Prej tij kam mësuar dhe nuk e kam harruar për asnjë çast thënien se: “Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”.

Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.

Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore. Ajo që ka një rëndësi parësore në këtë aspekt është ruajtja e tipareve identitare, thënë më qartë, mos tjetërsimi dhe qëndrueshmëria mbi parimet me të cilat jemi mbrujtur qysh në bankat e shkollës deri në ditën kur kemi bërë betimin përpara flamurit kombëtar, besnikëria ndaj të cilit mbetet akti më i vështirë por edhe më i çmuari!

Njeriu do të mund të mbahet mend, për gjurmët që ka lënë pas, si edhe për ndihmën që ka mundur të përçojë në dobi të komunitetit ku bëjmë pjesë.

Pa diskutim që në një sfond gati të padukshëm, sidomos për punonjësit e policisë dhe drejtuesit e saj, një vend dhe rol të vendimtar por të pashpërblyer me çfarëdolloj stimuli, luajnë familjet e tyre. Familja, mbetet streha dhe vatra më e përkushtuar e cila me mbështetjen dhe sakrificat e pashembëllta që i kushton familjarit të saj, i cili ka marrë përsipër një mision aspak të lehtë, arrin t’i japë shoqërisë një dimension fisnik dhe të pakrahasueshëm! Veçanërisht ajo, meriton respektin dhe nderimin më të madh për të cilën nuk do të gjendej a të mjaftonte dot një fjalë apo një gjest i vetëm, por mbi të gjitha do të duhet ndërgjegjësimi i shoqërisë, instancave apo edhe i organizmave që funksionojnë në mbrojtje të saj, për një vëmendje dhe respekt për shembullin e pashembëllt që ato përcjellin në zhvillimet e sotme social – edukuese. Tek mbështetja e vazhdueshme dhe e pakursyer që kam marrë nga familja ime, e cila jo vetëm gjatë kësaj periudhe tepër të ngarkuar por përgjatë gjithë karrierës sime në polici, më ka mbështetur e qëndruar pranë, vetvetiu, kam parë dhe njohur përkushtimin e familjeve të çdo kolegu apo punonjësi policie. Ishte dhe mbetet familja ime, që duke pranuar ndër të tjera edhe mungesën time të gjatë e të përsëritur pranë saj, burimi që shndërrohet në forcë dhe motiv madhor në përmbushjen me sukses të detyrës dhe të angazhimit të pakohë e me koordinata të papritura që parashtron çdo rast, ku më është dashur të jem i pranishëm me gjithë potencialin tim fizik, intelektual e shpirtëror.

Në këtë etapë ku ka hyrë tashmë zhvillimi dhe integrimi i Policisë së Shtetit, duke u bërë partnere e agjencive më të njohura ligj zbatuese ndërkombëtare, policia po përballet dhe është në luftë të pandërprerë me gati të njëjtat dukuri e sfida, me të cilat ndeshet puna e policive në vendet me një performancë dhe traditë tejet të konsoliduar. Falë këtyre arritjeve, drejtimi i Policisë së Shtetit u orientua dhe i njehsoi objektivat dhe prioritetet e saj, me ato të vendeve të zhvilluara dhe prijëtare në çështjet e sigurisë. Këto organizma të cilat gëzojnë një prestigj dhe ndikim të shumanshëm në sigurinë globale, tashmë e shohim armën tonë, si një aleate të denjë, me kapacitetet e duhura dhe aspiratën për t’iu përgjigjur standardeve të kohës.

Të gjitha këto arritje ne i realizuam së bashku, pasi asnjëherë nuk e kam menduar forcën e armës që drejtoja për ta renditur karshi jush por gjithmonë të ishte përkrah jush, duke hedhur hapa të matur dhe pa u ndalur për asnjë çast, qoftë edhe kur përballej me realitete që preknin dhe kërcënonin sigurinë publike dhe atë institucionale.

Sot, ashtu siç edhe mund ta keni vënë re, kemi një situatë ku polici nuk përqeshet ose të shndërrohet më në objekt humori. Tanimë çdo përkushtim e sakrificë deri në dhënien e jetës në emër të detyrës, zë vend në panteonin e vlerave më të patjetërsueshme të armës sonë.

Situatat e vështira janë ato që na kanë rritur dhe stërvitur, me qëllim për t’i parandaluar dhe kapërcyer ato, sepse gjatë jetës së tij profesionale askush nuk mundet të përsoset pa kaluar nëpër tehun e vështirësive. Pikërisht kjo është dhe mbetet shkolla më e madhe të cilën na e shpalos jeta dhe çdo aspekt i saj.

Të mos harrojmë për asnjë çast se ne jemi jo vetëm pasardhës por edhe bij e bija të atyre brezave që me mund e vetëmohim arritën ta bëjnë këtë vend dhe besuan në ardhmërinë e tij. E kaluara është ajo dritare që na përcjell vetëm të vërtetën, atë të vërtetë për të cilën na del të gjithëve si detyrë të punojmë e të sakrifikojmë jo pak nga jeta jonë, ashtu siç thotë edhe Konfuçi i madh se “Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem”!

Nuk mund të largohesha nga ky pozicion i rëndësishëm pa shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ju dhe duke uruar pasardhësin tim në këtë detyrë, për një vijimësi të mbarë dhe të suksesshme në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike.

Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë kolegët dhe çdo punonjës të Policisë së Shtetit që me përgjegjësi, devotshmëri e profesionalizëm përmbushin dhe i përgjigjen në kohë çdo situate apo detyrimi ndaj shoqërisë dhe institucioneve.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, për frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Policisë së Shtetit, në dobi të përvetësimin të modeleve më të përparuara që aplikohen sot në vendet e zhvilluara.

Kam një vlerësim dhe falënderim të veçantë për median dhe përfaqësuesit e saj, të cilët kanë përcjellë me transparencë të plotë dhe kanë analizuar në mënyrë të paanshme dhe tejet profesionale çdo etapë të punës së Policisë së Shtetit, në përmbushjeve të detyrimeve dhe interesave ndaj qytetarëve.

Nuk mundem të rri, pa i kushtuar një vëmendje dhe një falënderim të veçantë mbarë komunitetit sepse falë marrëdhënies së ndërsjellë që krijuam, ky i fundit mbetet mbështetësi dhe motivi më i fortë e i qëndrueshëm në krejt veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Ju falemiderit.

I juaji,

Gledis Nano

39 Komente

  1. E
    EfKariSto Polli

    ishEfektivi i Policise ,qe u largua nga detyra ,pasi ky u bo Drejtor

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ky shkru sikur ka dhon dorheqje dhe jo sikur i kan dhon shkelmin nga dera Ky ska asnji etike profesjonale dhe bythlepires ne te njejten kohe (nuk esht i pari as i fundit) dhe i destinum me qen numer borderoje. Pa shtyll kurrizore dhe pa asnji aftesi drejtuse pa permen autoritet ose vendimarrje autonome. Flitet Drejtor i Pergjithshem Policie. Ne albanistan kopjohen rendom skema adninistarte dhe hierarkie nga bota e civilizume por qe asnjeher nuk kan funksjonu me kta qafira qe kemi. lol. Te tilla poste drejtuse ne vende si albanistani jane nen nje supervizim te rrepte nga struktura te tjera dhe rraportojne ne fund te dites ne ambjente te perbera nga specialiste ose konsulente nderkombetare qe nuk kane asnje komunikim me politiken lokale, efekti zinxhir qe quhet dhe nen nje kamuflim shembullor sa dhe emrat jane te koduar enkas per te ruajtur identitetin. Kta shkojne trajnohen dhe kthehen me kallup sec kane ikur ja qifsha jeten. Asnje metode asnje vizjon nuk kane sjelle nga vendet ku jane trajnuar. Perfundojne ne origjine qe ne javen e pare. Plumi del me plum ne nje shoqeri sic eshte turma ne albanistan qe nuk asnje tradite ose kulture demokratike dhe ligjore ku drejtesia zbatohet ne kushte natyral primitive dhe ne deshiren e cdo kujt eshte mire te shikosh si e zbatojne drjetesine talebanet dhe kopjoi ja qifsha jeten noshta ka per te funksjonu me mire per qafiret e albanistanit Kta qafiret tane dalin me daulle me kurbane qija jeten pa kuptuar qe ne 6 muaj do te perdoret ne menyren me bastarde te mundur

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        me pak fjale: aty nuk ka dhe sdo ket shtet dhe fale bastardit me te madh ne krye te Albanistanit

        Përgjigjjuni
    2. X
      Xha Jaho

      Qenka me gjithe mend kelluf ky Gledi nano ! ç'eshte ky hartim i tipit nostalgjik ? U hoqe nga detyra sillu mire me eprorin tend qe eshte ministri dhe pik. ! Po deshe te kapesh ndonje post tjeter ne ministrine e mbrendshme (nendrejtor apo komisar ne ndonje rreth tjeter) duhet ta respektosh superiorin dhe jo te shkush hartime duke u viktimizu si me pas qene Zeusi i luftes anti-crim. D.m.th o Gledis ti qenke pordh me rigone ! Sespse e dogje vhten akoma me shume me kete deklarim duke falenderu gjithe boten pothuajse (gazetaret e paanshem etjjj broçkulla) por ne asnje menyre qeverin qe te besoj kete post para nji viti dhe qe nuk ta ka lene trashegmi Baba juaj ! E vetmja gje qe te ngelet tani se te shkosh te FOLTORJA dhe angazhohu ne politiken et Dr RRUMPALLES se ata po te mbrojne.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malesori

        Xha jaho qetesohu, baboluken nuk ta prek asnje shqipetar se jo per gje po njerzit e ndershem edhe elitat e verteta kane ikur me kohe nga ai vend plus me nje me KARTEL PSIQIKE (SIPAS MERO BAZES) nuk meret kush o fuks. ( AMA AMERIKA KA PER TU MARE AQ MIRE SA TY EDHE GJITHE TIPAVE SI TY QE DINE VEC NENEN PARTI, DO JU BEJ T" JU VIJ MENDJA VERDALL) Sa per cucin qe ishte epror i nanos me mire nuk po flas se duhet te dal ne skene dashnorja e edvinit qe eshte edhe nusja ( vec me letra ) e cucit. Ups se ne fakt ne fakt epror te gjithe keta kane ato " kokat" e medhaja qe i kane shpall ne kerkim po nderkohe i xhirojne gomat e makinave policise edhe te guxojne polici i ndershem te raportoj se ne rastin me te mire do e shkarkoj sic ben me Nanon edhe ne rastin me te keq i heqi qafe fare. Te te rroj nena parti o xha jaho edhe marte nga dite e tipave si ty. Tung

        Përgjigjjuni
        1. c
          ca ca

          o Malsor,cjane ato qe thua o malok . Po pse plasi EDI per nusen me letra te.......... .Po ta donte do ta mbante.Koment kodra mbas bregut.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malesori

            Ca ca, nuk tha njeri qe edvini ka nevoje per dashnore, se dashnore i ka te gjithe ai aty, ministresha si te gjinis femrore edhe ato mashkullore. Kur ske argument normale qe do kapesh si i mbyturi pas fijes se barit

            Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Specialistet e mjeshtrat e medhenj te cdo profesioni jane kokeforte, drejtuesit e institucioneve duhet te jene elastike...

        Përgjigjjuni
        1. a
          as qi bohet llaf mer jaho

          Elastik si Kondoma

          Përgjigjjuni
        2. M
          Malesori

          Ti je djal flori. Vec fuksat edhe copat e mishit mund te fillojne me sharje edhe shpifje kunder teje si individ apo profesionist. Keqardhje per vendin tone qe nuk mund te mbaj apo promovoj elita . Din vec te shtypen edhe digjenerohen nga kriminelet edhe ordineret, jane mesuar t'ia cojne vete vajzat apo nuset e tyre kriminelve apo ordinerve edhe injoranteve vec per ndonje poste cope cope. Ndihu krenar per veten se je per se mbari.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetari realist

            Malesori , mundet te jet e vertete qe ky Police ,ishDrejtore , te jete nji Njeri shume i mire ,por ktu nuk behet fjal per ate gje ! Ktu behet fjale se sa i afte je ne detyre ,qe ne rastin e tij ,nuk ishte ne lartesine e duhur ,ku skandalet ,vrasjet ,mosDisiplina ne Kryerjen e Detyres e zbatimi i Ligjit ne Polici madje dhuruan shume Krime e Skandale gjate drejtimit te tij . Ndoshta ky shkarkim ,nuk duhet par Negativisht nga Ai vet ,por si nji shanc per te pare me qart se cdo te thote ,te jesh nji Drejtues Policia dhe se si duhet te jet Policia . - I uroj shume suksese ne rritjen e tij si Police e Profesion . Te rrexohesh ,eshte nji nga eksperiencat e nevojeshme qe i duhet gjithkujt ne jete ,qe te mesoj nga jeta

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malesori

              Qe te flasesh per punen e Nanos ne fillim te gjithe ju qe nxirni justifikim qe nuk punoi apo nuk i bindej urdhrave te cucit( ne fakt vete bablokut), ne radhe te pare duhej te lihej i qet te bente detyren per te cilin eshte vene, se jo qe nuk u la i qete po u masakrua nga kriminelet edhe ordineret qe i kishte verdall. Se dyti, si mund ta reformonte policin Nano kur nuk mund te levizte asnje kriminel nga asnje post ne cdo rang ne polici pa urdher te bablokut ( ne fakt te atyre qe e financojne bablokun ne fushata), Se treti asnje nga reformat apo personat elitat qe Nano mund te bente apo vinte ne poste kyce qe vertet te ndryshonte policia nuk mund te beheshin se babloku ( ne fakt ata qe financojne bablokun ) nuk e donin tu prishej terezija. Qe ta permbledhim shume shkurt, te gjithe "anal-istet" , gazetaret e tredhur nga te gjith pushtet ne keto 32 vjet e te gjithe militanet apo patronazhistet mos te na shkaterrijne nervat me thenie debile. - duhet ti bindej eprorit, dmth bablokut ( ne fakte kriminelve te bablokut) - apo nuk beri asgje, ku jo qe nuk u mbeshtet per idet e tija po nuk lane gje pa bere qe ta pengonin, edhe jo me te donin reformim te policis. Po me thuaj i nderuar kush e do reformimin e policise?????? - saliu qe ndiqet vec nga bastard qe i kane duarte akoma ne cdo pushtet edhe ne polici jane shume aktiv, - e do babloku???? Qe me kriminelet me uniforme ka 9 vjet qe e mban pushtetin me dhune nga te gjitha format. EDHE ESHTE BASHKE ME SALEN, VEC SHIH KUSH DO VIHET NE POLICI EDHE PASTAJ THUAJ NE ESHTE KUNDER SALES. -liken as e fus fare ne kete mes se ka ikur per lesh nga dy shoke e skuadres qe ti permenda me pare. Nano nuk pati asnje mbeshtetje edhe mundesi te bente pune te mira ashtu sic eshte edhe vet. EDHE kete e din dhe kuptojne te gjitha mendjet e shendosha dhe normale. KAQ zotri i nderuar

              Përgjigjjuni
              1. V
                VFLP

                Malesor, spaske haber fare nga institucionet. Drejtori I Policise ka tagrin ligjor te heqe dhe emeroje cdo punonjes policie, shef,apo Drejtor. Nese nuk e ka ezauruar kete mekanizem ligjor, me apo pa deshire, atehere ai nuk paska qene Drejtor I Policise. Nuk ka nevoje besoj, per ndonje epitet

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malesori

                  Kur beni komete te tipit sic bere me larte i nderuar, do te thote qe ti ose je me 3 bordero ne shtet edhe po ben sikur nuk funksionon vertet ky shtet rrumpall qe te gjithe edhe te gjitha i drejton skizofreni me kartel psiqike ( SIPAS MEROS), ose ti i nderuar as nuk jeton ne shqiperi ose sja ke haberin fare se si fuksionojne gjerat atije. Po kam pershtypjen qe ti hyn tek ata me 3-4bordero ne shtet edhe bejne shejtan budallain duke bere komente jo po ai e ka te drejten jo keshtu jo po ashtu. NANO ESHTE SHKARKUAR SE NUK KA ZBATUAR URDHERAT E KRYEMAFIAOZIT QE PO I VIJ ZGJEDHEJ E 2023. KAQ. TI VAZHDO BEJ TE " PADITURIN", EDHE MOS NA HAPNI BARKU KUR FLISNI SIKIR SHTETI KETU FUNKSIONON NORMALISHT. SE PO TE FUKSIONONTE SIC THUA TI, ZOTRIA JO QE NUK DO ISHTE SHKARKUAR PO DO KISHE PARE REZULTATE TANI. EDHE SHUME NGA BARBONET QE JANE VESHUR ME UNIFORME DO KISHIN IK PAS HEKURAVE. BOLLLL NA BET SIKUR KEMI QEVERI NORMALE SE KJO ESHTE TE BESH DUART NE KOKE KUR CDO GJE TE PAMORALSHME, CDO ANTIVLERE, CDO PISLLIK E TRAJTONI SI GJERAT ME NORMALE NE BOTE, SE JO PER GJE PO SIPAS JUSH KETO NDODHIN NE CDO VEND MADJE BEHEN EDHE FILMA. CUCI TI MBAJ QIRIN DELINES KUR "TAKON KOLEGET E PUNES".

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mira

                  O malesor, po na thuaj ti se si u dekonspiruan 14 urdhearrestete e SPAK-ut dhe ku po bejne plazh 14 kryekriminele me ne krye talo Celen dhe Ervis Martinajn???!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Malesori

                    "MIRA" o xhan pse nuk shkon te pyesesh ministrin qe di te stiloj vec mjekrren se kush jane skuthat e vertet qe cojne uje tek burimi ketyre qe permende ti, jo per gje po i kane edhe ortak edhe bashkepronar ne shume " biznese". Ju kane mbaruar cdo argument i mundshem tani keni filluar nga dokrrat. Skeni faj, te shohesh bablokun ne kete gjendje spiqike kaq te renduar kush e di sa keq jeni bere te gjithe ju qe per busull keni mendet e bablokut.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mira

                      O malesor nuk m'u pergjigje per pyetjen qe te bera: asnje minister ne bote nuk merret me operacionet e Policise se Shtetit, i ka ne dore Drejtori i Pergjithshem i Policise qe rrinte gjithe diten perpara pasqyres dhe ujiste mjekren. Une kam shkruar ne komentet e mia qe Cuci, Peleshi, Krufca, Ekonomi, Kumbaro, Bilali (Edona), Xhacka, Muzhaqi (Bora) duhet te hapin krahun, se jane te deshtuar, ndersa Edi Rama edhe per shkak te krizes nuk duhet te kete me teper se 12 ministra, me gjithe zv/kryeministren.

                      Përgjigjjuni
              2. c
                ca ca

                kur je malok nga intelekti edhe dashnoret ashtu dalin cope cope

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malesori

                  Ja dhe fuksat e partis ne sulm. Zoti jua shtoft inatin sic ja shtoi edvinit manin per pushtet se gropen ja beri vete vetes. Tung patronazhista te devoteshwm. Per ju ka shume nevoje nena parti ne keto kohe te veshtira qe eshte EDHE TE MENDOSH QE KOHE TE TILLA SAPO KANE FILLUAR PER NENEN PARTI

                  Përgjigjjuni
              3. P
                Phins Xut Koçeku

                F.I.K është katandisë si depoja e pesticideve të Qakos o fik i lashtë . Mbani distancën të paktën një pashë . I pra në Rrezik . Ambient i ndotur .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Phins Xut Koçeku

                  F.I.K është katandisë si depoja e pesticideve të Qakos o fik i lashtë . Mbani distancën të paktën një pashë . I pra në Rrezik . Ambient i ndotur .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Phins Xut Koçeku

                    F.I.K është katandisë si depoja e pesticideve të Qakos o fik i lashtë . Mbani distancën të paktën një pashë . I pra në Rrezik . Ambient i ndotur .

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pretorian.

                      Mafia me e rrezikshme eshte mafia politike. Nano ishte ne profesionin e tij, te cilin kerkonte ta ushtronte me dinjitet dhe profesionalizem. Te respektosh, te sherbesh dhe te mbrosh qytetarin dhe ligjin. Ky ishte motivi i Gledis Nanos si profesionist me moral. Problemi ketu eshte politika, eshte mafia politike e lidhur me mafien e krimit, e cila nuk i le profesionistet dhe njerezit e ndershem ti sherbejne ligjit dhe qytetareve dhe ta vendosin ligjin dhe sigurine mbi gjithçka. Eshte nje mafie kancer, nje mafie korruptive, nje mafie here tribale dhe here moderne. Eshte nje mafie qe i ka hedhur lakun shoqerise shqiptare, qe e ka zvetenuar ate, e ka shperfytyruar ate, e ka varferuar ekonomikisht, moralisht dhe kulturalisht. Kjo eshte mafia politike, kjo eshte ajo te cilen ne e shikojme çdo dite ne fytyrat milionere korruptive te politikes ne pushtet dhe opozite. E pate kunatin e Rilindjes Minister te Brendeshem, qe s'mbante pike pergjegjesie per rendin pa rend, per vrasjet e vjedhjet, per krimet monstruoze qe ndodhin ne Shqiperi sikur te jete Palermo e viteve e shek. te 20.? Ky karapusht qe duhet te ishte zhdukur me kohe nga ai post, sepse eshte i korruptuari me i madh dhe me i paafte aty. E si mund te drejtonte dhe organizonte Gledis Nano aty, kur aty eshte nje lloj kenete me vete? Si mund te thahej keneta aty kur ka zhaba si puna e Çuçit?

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pjeter Mustakuqi

                        Kush ka sy dhe mënd të lexojë ndërmjet rreshtave, e kupton arsyen e largimit të G.D. Te filmi Ballë për Ballë ka nej shprehje - "e rrezuam se deshi te fluturonte"

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Paralelëparcialë

                          Mbase por ai nuk është fluturak është Gardian i Paqës !

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Asd

                          Gledis Nano ka treguar integritet gjate gjithe kohes si drejtor policie dhe nuk eshte perlyer me krimin. Tregon integritet edhe me aktin e fundit te mosdhenies se doreheqjes qe eshte bere praktike e rendomte ne kete shtet muti. Pra edhe ne kete pike ai ka preferuar te verteten. Perse e shkarkuan Nanon? Kerkonin rezultate? Pas 30 vjetesh lenia pas dore, korrupsioni dhe bashkpunimi me krimin per faqen e zeze te gjithe policise por edhe te shtetit e qeverise qe jane te padenje te gjithe njelloj dhe sebashku, duhej qe Nano tu mbante te paster rrugen? Kaq shpejt? Pse u merzit Cuci kaq shpejte? Apo u merzit Rama? Une kam me shume dyshime ke gjithe te tjeret se sa tek Nano qe me eshte dukur nje fije e holle drite ne erresiren qe ka kapluar godinat e policise se shtetit. Megjithate, ne vendin tone ka kohe qe punet nuk ecin mire. Nuk eshte vetem policia. Ka shume probleme, por problemet tona fillojne nga kreu. Keta... politikanet tane bejne vete pazare me krimin nga mengjesi deri ne darke, dhe kur nuk u vjen dicka per shtat pushojne drejtorin e policise. Besoj qe ky eshte rasti me Gledia Nanon. Respekte per kete punonjes te shtetit qe i qendroi besnik moralit dhe ndjenjes ndaj detyres. Turp per te tjeret.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Malesori

                            Respekte i nderuar. Fjale me te sakta nuk gjen te thuash per kete rast. Fakti qe iku me dinjitet do te thote shume per karakterin e tij. Eshte vertet per tu pergezuar.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Flamur Nelaj

                              ASD , nuk akuzohet drejtori per ate cka fillon komentin , dhe nuk e ve asnje ne dyshim aftesite e tij si oficer policie , vec ato zoteri nuk mjaftojne te quhesh i sukseshem .....duhet dicka tjeter , duhet metodika , duhet disiplina e hekurt me vartesit qe gjith ajo pregatitja jote ne shkollat e bujshme ne Shtetet e Bashkuara , gjithe ai besimi gjigant i Organeve Federale Amerikane te kene rendimet te shkojne deri te efektivi me i thjeshte , dhe jo te humbasin gjate rruges se hierarkise nga Drejtori i pergjithshem dhe deri te efektivi me i thjeshte ....kete pagoi Nano ....neglizhencen , dhe mos percjelljen e disiplines deri ne baze .....ai eshte dhe sekret i gjithe suksesit ....nuk mjafton te kemi nje drejtor model dhe vartesit e tij te zhytur ne neglizhence ....jam pothuajse 100 % i sigurt qe kjo ishte arsyeja e shkarkimit ......u pa dhe nje veprim tjeter qe nuk le shije te mire ....gjate kerkeses se Ministrit , ku dihet boterisht qe nese te kerkon ministri per te dhene doreheqjen , mbrapa tij qendron Kryeministri , dhe Kryeministri eshte pothuajse me se e sakte qe ai ra dakort me ata qe e propozuan ....dhe ti si drejtor nuk e ke akoma te drejten e mos qenies dakort te japesh doreheqjen .....eshte dicka qe sot ne Boten e qyteteruar nuk shkon ...le shije te keqe , le shijen e nje fudulli , te nje aroganti , ne fund te fundit ata jane eprorete tu ne Ministri dhe politike , dhe jo organet Amerikane qe te propozuan , ato te propozuan dhe eshte detyra jote tua shperblesh .....dhe jam plotesisht i sigurt qe drejtori e ngateroi pak hierarkine ......kete pagoi plus punen e dobet dhe pa sukses .....tung

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Monedha

                                E kur hierarkia bën a vendos gabim strato , kush është i zoti i të zotit ,i zoti apo i zoti ?!

                                Përgjigjjuni
                            2. M
                              Mendja ne fshat trupi ne qytet

                              Ky duhej te kish dhene menjehere doreheqjen,kur shefi i policise i denuar per droge,rikthehet ne detyre,nga ky,dhe si mbas kesaj,i Mette jeten,nje femije,duke e goditur me skaf.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Flamur Nelaj

                                E keqia me kete djalosh , eshte se besoj se perderisa e propozuan autoritetet amerikane dhe perfaqesuesit e tyre ketu ....kujtoj se co gje eshte nen kontroll, dhe se nuk e tund askush , e besoj kete dhe beri gabimin me te madh ... sot cdo gje matet jo me grada , shkolla dhe me mikun , sa do i forte te jete , sot cdo gje matet me pune , dhe ky fatkeqesisht nuk punoi sa duhet , pati disfata dhe ngjarje te renda dhe krime te pa zbulura nga policia ....me majin e aizbergut vrasjen e femijes se familjes se emigranteve te ardhur nga Canadaja nga oficeri i policise me motoskaf fare prane brigjeve te plazhit ....nese te tilla veprime i bejne oficeret e policise etehere vaj hallin me te tjeret me poshte .... besoj se atje pikerisht per Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit humbi cdo gje ........ishte nje ngarje qe nuk kaperdihej kollaj poshte , te mbetet ne fyt dhe te mbyt.......Kryeministri ishte betuar 2 vite me pare kur prap nje efektiv i policise ekzekutoj me pistolete dhjaloshin 20 e ca vjecar pse ????? Se theu karantinen , i kish paralajmeruar Rama , vac dikush nuk ja vuri veshin , mbreteroi neglizhenca , harbuteria , sjellja e efektivave te policise sikur te ishin police pretorian ne Sud Africa ...dhe pikerisht atje ishte maja e Aizbergut per masa te repta .....Nano nuk ka pse ti vije keq dhe te kete nota pakenaqesie , ne fund te fundit nuk punoi sa duhet , nuk e shperbleu me pune besimin e Organeve Federale Amerikane dhe propozimin e tyre te Kryeministri ......sot kjo eshte jeta cdo hedhesh , do presesh .....

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Daci

                                  Milic dil në dritare dhe shiko verdhushkat në pravaz .

                                  Përgjigjjuni
                                2. 0
                                  007

                                  Ne fakt ti guxove shume, I qive nenen krimineleve, I shkatarrove ish koleget e tu te korruptuar e i bere politikanet te dridheshin. Ik mer pall kari

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    piaca

                                    Fix.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. j
                                      jevgu

                                      mos e luj mo

                                      Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Salih

                                      Mbase jam gabim, por tè kesh epror nje minister rendi si ky halldupi qè eshte sot, eshte e pa mundur te punosh...jam i bindur qè Z.Nano ka pasur probleme gjate punes me kete monster...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Buda

                                        Ashtu eshte, GN ka pasur probleme me ministrin e PUneve te Brendshme, jo me 14 kryekriminelet, me ne krye talo Celen e Ervis martinajn, qe i shpetuan arrestimit te urdheruar nga SPAK. Prandaj i dhane leje te shkoje ne Bahamas e te beje plazh me Ervis sali Berishen.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. B
                                        Berti

                                        Po mire mo Gledis, po ta ndërrojmë këtej e tutje emrin, e po ta vëmë Guxim. Good luck kudo që të jesh o zotni Guxim.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pokeristi

                                          Nga niveli dhe permbajtja e këtij shkrimi,qeverisë i lind të japë sqarime e detaje të mëtejshme,per sqarimin e opinionit publik ne lidhje me shkarkimin e kryepilicit të shtetit.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje