
Familjarë të viktimave Dritan dhe Nora Muskurti jashtë kamerave e konsiderojnë vrasjen e dyfishtë si të paralajmëruar.
Ata thanë se ditën e premte, katër ditë para vrasjes autori Arsen Muskurti ka shkuar brenda agjencisë të udhëtimit dhe ka kërcënuar me armë të cilën e kishte me leje kunatën Nora Muskurti.
Pasi ka dal nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë prej 38-vjeçarit. Familjarët e viktimave pohuan se paraqitën si prova kamerat e biznesit ku është filmuar e gjithë skena e kërcënimit.
Po ashtu familjarët shprehen se pavarësisht kallëzimit, policia nuk reagoi për të arrestuar Arsen Muskurtin, i cili pasditen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë.
Gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Arsen Muskurtin, ndërsa ai nuk ka treguar shenja pendese. Avokati i tij deklaroi sot në gjykatë se klienti i tij e kishte armën me leje dhe se ka bërë 7 kallëzime ndaj kunatës dhe vëllait të tij. Sipas avokatit, Suad Idrizi, autori vetëdorëzuar ditën e ngjarjes dhe nuk ka tentuar të largohet.
Lini një Përgjigje