Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.17 të vitit 2024 dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve:
Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Ardjan Kumanaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.
Afërdita Vidhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e pandehura Afërdita Vidhi në bashkëpunim me të pandehurin Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2000 (dy mijë) euro të pandehurit, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.
Paska bo nomin per 2 mije Euro... ok Ligji eshte Ligj dhe duhet zbatuar dhe denuar keta qe na qenkan korruptuar ! por cfare behet me kriminelet ish te djeshem dhe te sotem politikane qe kane vjedhur miliriarda ! cfare ben Ligji kure lejon te mare pjese krimineli sali prane kryeministrit Greke dhe shqiptare ne ceremonine e vdekjes te kryepeshkopit Greke ! Pfiu shqiperia do te behet leshe e me leshe deri sa nuk Arestohen kriminelet kryesore ! Vetegjqesia ngelet opsioni i fundit ! nga shteti dhe Drejtesia ! nje pike ne uje ! pfiuuuuuu. Normal prandaj vriten cdo dite njerezit ndermjete vetes njeri me tjetrin...Armet jua ka dhuruar krimineli sali....dhe ky krimb ben sehir dhe shikon dhe shijon vdekjet qe ndodhin....