Dashuri Rrapaj në Roskovec të Fierit nuk jeton më. Jeta e saj u ndërpre nga të shtënat e pushkës së bashkëshortit, me të cilin kishte rreth 5 dekada e martuar.Disa ditë më herët, Xhuana Nikollaj, 25-vjeçarja nga Lezha, u shty në vetvrasje nga dhuna e ish-partnerit.
Jeta e ndërprerë e këtyre grave dëshmon se dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri.
Në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë shënuar 490 raste të dhunës në familje. Referuar statistikave të Policisë së Shtetit, 311 prej tyre kanë qenë gra e vajza të cilat janë dhunuar nga partnerët e tyre.
Psikologja Almenda Xhaferri thotë: “Dhuna nuk fillon me shpullën e parë. Fillon kur humbet respekti. Kur kontrolli ngatërrohet me dashurinë dhe heshtja është më e fortë se zëri që duhet të kërkojë ndihmë”.
Por në shumë raste të tjera, dhuna ndodh në heshtje, pa u denoncuar, çka tregon se shifra reale e këtij fenomeni mund të jetë edhe më e lartë.
“Gratë nuk e adresojnë dhunën sepse e kanë si mekanizëm mbrojtjeje. Tentojnë të mos përshkallëzojnë konfliktin, se kanë frikë mos agresori bëhet më i dhunshëm. Në raste të tjera, ka vështirësi për t’ia dalë vetë, pasi nuk është e pavarur ekonomikisht”, shton Xhaferri.
Por edhe kur gratë gjejnë guximin dhe denoncojnë dhe kërkojnë ndihmë, dhuna nuk ndalet. Denoncimet pasohen me urdhër-mbrojtje të lëshuara nga gjykata për periudha të caktuara, që variojnë nga një muaj deri në një vit, të cilat realisht nuk i mbrojnë viktimat e dhunës, të cilat jo rrallë herë detyrohen të jetojnë nën një çati me dhunuesin.
Familjet shqiptare bëjn pushime çdo vit, nuk ndihmojn asnjëri, të rrjepin kur ju jepet mundësia, dhe korrigjohen brënda barkut rregullisht me goditje psychologjike dhe fizike. Tradit e hershme