Do pastronin 18 mln euro të mafias, SPAK jep pretencën për grupin e Rezart Taçit

10 Shkurt 2023, 11:43Kronika TEMA

Do pastronin 18 mln euro të mafias, SPAK jep pretencën për grupin

Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datën 09.02.2023 është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës për çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në këtë seancë gjyqësore Prokuroria e Posaçme në diskutimin përfundimtar ka kërkuar si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Balla për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të proçedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Artur Balla me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Lilo për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të proçedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Bledar Lilo me 8 vjet burgim.

Gjithashtu është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurit Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete, për shkak se ky i pandehur është në mungesë dhe duhet të kryhen proçedurat e nevojshme të parashikuara në Kodin e Proçedurës Penale për të pandehurit që gjykohen në mungesë.

4 Komente

  1. F
    Fazlliqi

    Ky Rezua nuk permendet gje kundi , me Sllobodanken vodhi edhe 18 miliard $$ ne Shqiperi dhe prap nuk i dek emri

    Përgjigjjuni
    1. z
      zalli

      Po Lili mamaja e xenushit qe eshte si nje mbushje toksike,a i ruan akoma fotot me R.Taçin si sponsorizuesin e fondacionit te Lilit,qe like By...ri e ka per zemer si grua zonje,qe amerikanet e ngaterruan se ajo vetem mire ka bere,like je rrace e poshter,te jete burri kriminel e te kete gruan zonje,vetem ti o koklope mund ta thuash.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dani

        Vetem ne shqiperi ndodh qe komentuesit ankohen per nje njeri qe punon privatisht dhe nuk shqetesohen per paret qe i vidhen popullit. ky eshte ashiqare nje perndjekje politike per te pasur nje koke turku e njerezit te merren me te po jo me ke i vjedh cdo dite. ketu ku vrasesit denohen 5 vjet kerkohen 12 vite per ca qe ne fund te fundit po benin nje transaksion bankar nuk po fusnin lek me valixhe. pse nuk denohet drejtori i bankes nga ku u nisen leket apo drejtori qe i priti? si mund te dish ti si qytetar privat se cfare ka bere ne jete dikush qe ka aq lek ne banke dhe vendos ti spostoje? pse leket qe jane ne nje banke duhet te jene te pista nderkohe qe ketu po flitet per refugjate me nga 2 milion euro? ka dicka qe nuk shkon ne kete llogjike. prokuroret jane te blere ose po e bejne per karrierizem, prokurori eshte i njejti te cilit nuk i bene pershtypje koleget e vet qe merrnin dhoma hoteli e udhetime nga banda e inceneratoreve. mjere ne ku jetojme e mos pacim kurre te bejme me prokurorine se keta jane me kriminele se kriminelet.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erind

          Po Arben Ahmetaj i cili edhe ai eshte i implikuar ne kete çeshtje. Perse mbulohet dhe mbrohet nga Spak

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje