Artan Hoxha: Ja pse SPAK nuk pranoi të hetojë 21 janarin! Së shpejti do të publikoj audion e plotë!

10 Shkurt 2023, 09:25Kronika TEMA

Artan Hoxha: Ja pse SPAK nuk pranoi të hetojë 21 janarin! Së

Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi transkriptin e një bisede mes drejtuesit të Gardës dhe vartësve të tij në 21 janar, ka komentuar faktin që SPAK refuzoi hetimin për këtë çështje duke shpallur moskompetencën. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha e quajti refuzimin "një lojë mes SPAK dhe Prokurorisë". Ai deklaroi se do të publikojë së shpejti audion e plotë të komunikimit mes Ndrea Prendit dhe gardistëve, në TPZ. 

"Që në momentin që e kemi publikuar, kam ndaluar te fakti që Prokuroria e Tiranës i ka ezauruar të gjithë mundësitë për të hetuar këtë çështje. Këtë duhet ta bëjë një prokurori speciale. Për fatin e madh, prokurori që e njeh këtë çështje, u zgjodh kryetar i SPAK. Zoti Dumani ka kërkuar pikërisht këtë gjë, që vrasjet janë bërë me dashje dhe urdhëe. Ndërkohë, vendimi i gjykatës i ka nxjerrë vrasje nga pakujdesia.

Çfarë kërkuam ne? Kërkuam që kjo çështje, që nuk është hetuar mirë dhe Prokuroria e Tiranës nuk e bën dot, pasi duhen thirrur të gjithë zyrtarët e lartë. Në moment që e merr SPAK-u do ti vihej në dispozicion këtë provë.

Ata bënë dy kallëzime, Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste, ndërkohë që nuk kishin nevojë për kallëzime të reja sepse ishte çështja.

Kur bëhet një kallëzim, prokurorja e merr dhe kthen përgjigje. Në këtë rast prokurorja e ka parë dhe ka thënë nuk mund të hetojnë dy prokurori të njëjtën gjë.

Kur dhashe deklarime në Policinë Gjyqësore, ata hetuesit më kërkuan, na jepni materialin se ja cojmë ne SPAK-ut. Ne ia çuam SPAK-ut dhe thanë jo duhet ta marrin ata poshtë. Nuk është vetëm ajo pjesë që kam nxjerrë, ka edhe të tjera.

Deri në zgjdhjet lokale, askush nuk është i interesuar që kjo çështje të zbardhet. Sot jemi në pjesën, që oficerët e policisë gjyqëore, thonë a do na i sillni atë? Aty u zhduk serveri…

Ne do ta transmetojmë patjetër, këtu në emisionin "Të Paekspozuarit". 

Këta të merren sa të duan me lojën e prokurorisë dhe SPAK, por cfarë do të bëjnë me të vrarët, sepse i kanë pa autor?", deklaroi Hoxha. 

13 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Artan! Nuk me mungon respekti per ty. Se nxjerr fakte qe trondit mafjen. Po ne rastin konkret duhet te jesh me shume burre. "Se burri duhet ta kete zemren ne koke" - thoshte Bounoparti. Qe do te thote qe te te flase zemra dhe jo buzet dhe xhepi. Bene kete oune shpejt e mire, per te miren e hallemadhes Shqiperi qe e ka marre neper kembe Salihu me Meten...

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhota

      Kjo është strategjia e SPAK që bën berisha sikur nxehet me gjith monën e metën për drejtësinë, që demek SPAK është kapur nga rama. SPAK edhe sanitaret i ka të metës e berishës, jo më krajat e zaganjorët e zegjinet, që kanë rivrarë me qindra njerëz. SPAK është ashtu sikur thotë mona për incerenatoret që nuk punojnë dhe njerëzit paguhen. Kështu është dhe SPAK, kap ndonjë hajdut xhepash, dhe harron vilat 700 000€ të flamur nokës. Institucion plerë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Per te gjithe ata qe kishin shprese te Dumani tani besoj qe e kuptojne qe edhe ai eshte frikacak me lepur ne bark. Paguani sa frengu pulen o popull keta prokurore te SPAK dhe mos shpresoni qe keta do te kerkojne ndonjehere artestimin e kriminelit Berisha e superhajdutit Ilir Floriri.Largohuni shqiptare sa nuk eshte vone e te ngelen vetem kriminelet e politikes e kriminelet e drejtesise.

        Përgjigjjuni
        1. i
          illyrian

          E Shqipërinë le ta marri turku o serbi pastaj bukur këshilloke e dhe ti...

          Përgjigjjuni
          1. N
            Neri

            Une nuk jam dakort me ty.Spaku nuk u formua per arrestimin e Salit dhe Metes.Ai te nxjerre te verteten e vrasjeva dhe te arrestoje fajtorin,kushdoqofte.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Ela

            O pse o pia nuk e publikon menjehere, apo pret gjoben nga sali qene? Dhe ju gazetaret plehrat jeni nuk krahssoheni me Andrea stefanin etj. Ti dhe Klodi ana qe mbaheni dikur voc po beni vetem per chepin thuaj po e beni

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martin

              O Artan, te doli boja fare: duket qe te gjitha paralajmerimet i ben per te ngritur pazarin..

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Bravo Artan! Denoncoi faktet dhe mos ki frike. Keshtu do t'i sherbesh hallexhinjeve. E ke te veshtire se, SPAK-ku dhe e gjithe drejtesia eshte e shitur te Sali Berisha,por ti beje punen tende,denoncoi kriminelet. Ashtu siç po behet protesta e Sali mortjes neser,ashtu do behet proteste akoma me e madhe kundra SPAK-ut dhe drejtesise ne shqiperi.Ka vajtur atje ku nuk mbane me,atje ku nuk durohet. Drejtesia ka vdekur per popullin dhe rron per Sali Berishen.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Poseidon

                Dumhoni i Saleh Koleres ska nga tja mbaje me me informacionet e reja................... KOT E JUSTIFIKON ME GJYKATEN SEPSE PROKURORI KA DISA SHKALLE GJYKATASH QE E KERKON POR EDHE DUKE KERKUAR PROVA TE REJA DERI SA TE DALE E VERTETA.................E KA BERE DUMANI KETE ....JO....AHERE ESHTE BASHKEAUTOR ME SALEH KRIMINELIN.........MEGJITHATE DO TE VERTETOHET QE ESHTE PA KOQE SE JA KA SHTRYDHUR SALEHU KRIMINELI...,. ...

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Erjon Braçe i mire apo i keq thote nje fjale interesante " mos e dergoni padinë ne prokurorine e Tiranes se ata e mbyllin" pra diçka duhet te dije se aty vazhdon çerdhja e vjeter

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    e kam thene qe shqiptaret blihen shpejte dhe keshtu eshte bere prandaj mos shpresoni tek shqiptaret

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      ATDHETARI

                      Nga eshte ky Dumani? Po te jete nga andej qe me tha dikush, SPAK do te shkoje per lesh. Eshte frikacak dhe servil. E shiten gazetat qe ishte trim, por jo ska faj. Nuk mund te ndodhe ndryshe. Vendin e Krajes e ka zene edhe me huqet e tij. Nuk behet drejtesia ne Shqiperi. Nuk kane formimin e duhur, inteligjencen e duhur. E shtyjne kohen pa bere pune. Mjere ky vend, sa te veshtire e ka me keta njerez te pabese.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Remark

                        Po ky bën ankand???duket se qënka më i keq se vrasësit deri sa ka fakte dhe nuk i dorzon..

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje