EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, kapet shqiptari i shumëkërkuar në Itali

9 Shkurt 2023, 14:25Kronika TEMA

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, kapet shqiptari i

Një 33-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve është arrestuar në Itali.

Policia bën me dije se autoritetet italiane në bashkëpunim Interpol Tirana ka arrestuar shqiptarin e identifikuar si Ramazan Grada.


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e të riut drejt Shqipërisë.

1 Komente

  1. R
    Ramazon Kafsha

    Ramazan Grada qënka shpallur "non-Grada"..

    Lini një Përgjigje