Rrahën mjeken në orën 2 të natës dhe thyen dyert dhe dritaret e spitalit, 2 të arrestuar, 3 të tjerë nën hetim

8 Shkurt 2023, 17:23Kronika TEMA

Rrahën mjeken në orën 2 të natës dhe thyen dyert dhe

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë pasi kanë goditur për shkak të detyrës një mjeke dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e spitalit shtetëror ku ajo punonte.

Në pranga janë vënë shtetasit Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa janë proceduar penalisht shtetasit: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

"Këta shtetas, rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në ambientet e një spitali shtetëror, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Gjithashtu, këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast." thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës", “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

2 Komente

  1. A
    AH

    Po kështu është kur privati gjen fonde për të lënë policinë e shtetit te vijat e bardha te Qendra Toptani (që është gjë e mirë fundja) dhe shteti nuk ka polici të pranishme 24 orë te spitali shtetëror, por u dashka thirrur pasi bëhet nami dhe goditet me grusht mjekja!

    1. Y
      Y.H

      Nuk mendoj se te afermit e pacientit e rahen per hobi ate doktoreshken.

      Lini një Përgjigje