Aksident në Tiranë, makina përplas gruan në bulevardin Zhan D’Ark

7 Shkurt 2023, 18:21Kronika TEMA

Aksident në Tiranë, makina përplas gruan në bulevardin Zhan

Nja aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një kalimtare grua në bulevardin Zhan D’Ark.

E plagosura e cila nuk është identifikuar ende është transportuar drejt spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje