Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtaren Alda Klosin. Aktualisht kjo e fundit i ndodhet e shtruar QSUT për shkak të problemeve shëndetësore.
Më herët, në ambientet e spitalit në QSUT-së u paraqit dhe avokati Klosit, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, për procedurat e ndjekura në këto raste.
Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.
Kujtojmë që ajo doli zbuluar nga pastruesja e shtëpisë, Rozeta Dodi e cila vodhi në banesën e saj plot 120 mijë euro dhe bizhuteri floriri.
Klosi është arrestuar me 3 shkurt pas një dëshmie që ka dhënë në polici ish-pastruesja e saj, Rozeta Dodi. Ajo dëshmoi në prokurori se paratë e vjedhura nuk kanë qenë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj.
Lini një Përgjigje