U zhduk 2 vite më parë, gjendet në Mamurras trupi i pajetë i 24-vjeçarit, Klevis Lleshi! Ishte groposur në fshatin Shpërdhet

6 Shkurt 2023, 16:10Kronika TEMA

U zhduk 2 vite më parë, gjendet në Mamurras trupi i pajetë i

Policia e Kurbinit ka gjetur trupin e pajetë të 24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e ADN-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në gusht të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.

Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete, por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në në fshatin Shpërdhet Mamurrasit.

Burime bëjmë me dije se ka kohë që janë gjetur mbetjet kockore dhe ju janë nënshtruar ekzaminimeve, ku në bazë të ADN-së ka rezultuar se i përkasin Klevis Lleshit.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Lini një Përgjigje