Shkatërrohet grupi i shqiptarëve që trafikonte kokainë në Rumani

5 Shkurt 2023, 20:30Kronika TEMA

Shkatërrohet grupi i shqiptarëve që trafikonte kokainë

Goditet grupi kriminal në Rumani. Sekuestrohen 10.5 kg kokaine dhe 501 gram heroine. Mediat e huaja shkruajnë se pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet në Rumani është zbuluar se si banda kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe Rumunë kryente transportimin e drogës, më të cilën furnizohej kryesisht në Holandë dhe Shqipëri.

Dyshohet se iniciatori apo kreu i grupit të jetë një shqiptar. Nëpërmjet kësaj bande sigurohej droga me rrezikshmëri të lartë, ndërsa transportet i kryenin me motorë dhe makina, por që rezultonin t’i kishin të regjistruara në emër të të afërmve të tyre.

Fillimisht makinat i çmontonin në një servish makinash për të vendosur edhe lëndën narkotike. Sasia e fshehur varionte nga 10 deri në 12 kg.

Lini një Përgjigje