Përfshihet nga flakët kati i 9-të i një pallati pranë Gjykatës në Tiranë, banorët probleme me asfiksimin

5 Shkurt 2023, 18:21Kronika TEMA

Përfshihet nga flakët kati i 9-të i një pallati pranë

Një apartament në katin e nëntë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele pranë Gjykatës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por disa banorë kanë shfaqur probleme me asfiksimin.

Shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Pak minuta më parë një tjetër apartament u përfshi nga flakët në Elbasan, pa të lënduar.

 

2 Komente

  1. Qafkuqi

    Eshte pallat me kater kate o tyc, ku e gjete katin e nente ? Biles me tre kate , kati i katert eshte shtuar me vone.

    1. I
      Ilir Muça

      Po sa rreni mër portal leshi.Ky zjarr ka 5 vjet , ne Durres ke shtepia ime ,mbrapa ish hotel "Vollga"

      Lini një Përgjigje