Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat kryesore të policisë së vendit, e cila ende nuk u ka dhënë fund dyshimeve nëse i shumëkërkuari është gjallë apo i vdekur.
Gazetarja Klodiana Lala shprehet se për të vërtetuar vrasjen e tij, duhet me patjetër gjetja e trupit që do ta vërtetonte edhe AND-ja, ose në të kundërt nuk ka prova të sigurta nëse ai është apo jo gjallë.
Por më tej gazetarja shtoi se për zbardhjen e plotë të historisë, “Kutia e Pandorës” është ish-efektivi, Jeton Lami, person i cili shoqëronte Ervis Martinajn.
Gjatë një interviste, Lala tha se ngjarje të tilla zbardhen vetëm me hetime të plota e jo me ultimatum 100-ditore, siç vendosi kryeministri Rama para disa kohësh.
“Sa herë ka një ngjarje të një grupi kriminal, sa herë ka tentativa për t’u vrarë këta peshqit e mëdhenj të krimit, ka një punonjës policie të përfshirë në ngjarje. Të korruptuarit brenda policisë, vijojnë e dalin çdo ditë në pah.
Kryeministri mendon se ngjarje të rëndësishme kriminale mund të zgjidhen me 100 ditësha. Martinaj ishte një njeri me rëndësi dhe dispononte resurse të rëndësishme financiare. Që kur ndodhi masakra e ish-bllokut, Martinaj u ekspozua shumë. U ekspozua edhe me shumë me dëshminë e Dumanit.
Autoritetet janë shumë larg për zbardhjen e ngjarjes lidhur me zhdukjen e Martinajt. Ka shumë kolegë që thonë se Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë, por unë do e thosha diçka të tillë vetëm nëse do të kisha një provë të fortë për këtë gjë. Autoritetet janë larg të siguruarit prova konkrete.
Në këtë histori ka pasur aq shumë detaje ku të gjithë pretendonin se dinin gjithçka, por duhet të jemi me këmbë në tokë, kur një eprson zhduket, nuk ka trup, nuk ka krim. Kundërshtarët e bënë trofeun e tyre dhe i dërguan mesazh Martinajt, që ne të vrasim në derë të shtëpisë.
Martinaj çdo ditë që kalon, shanset që ai ta ketë inskenuar ngjarjen, fillojnë e zbehen. Prova e vetme është trupi i Martinajt, nëse nuk kam këtë, e gjithë pjesa tjetër është e pavërtetuar. Jeton Lami mendoj se është Kutia e Pandorës. Pasi për aq kohë sa e shoqëronte, ai di gjithçka për Martinajn, ku e shoqëronte, me kë takohej, etj”,u shpreh Lala.
Lini një Përgjigje