Dosja e Prokurorisë: Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza të forta

4 Shkurt 2023, 13:20Kronika TEMA

Dosja e Prokurorisë: Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza të

Alda Klosi, e arrestuar pak më parë, ka mbi vete tre akuza mjaft të rënda. Këtë e bën të ditur prokuroria e Tiranës, në një njoftim për TemA. Siç bëhet e ditur në njoftimin e zëdhënëses së Prokurorisë së Tiranës, mbi ish-zyrtaren e ministrisë së Financave rëndojnë akuzat: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

Prokuroria Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9220 viti 2022 për veprën penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” parashikuar nga neni 287 i K. Penal, në ngarkim të shtetasve R. D., dhe H. D.

Procedim penal i mësipër,m është regjistruar pasi më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", është vjedhur banesa e shtetases A.K. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga organi i prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është krijuar bindja e bazuar në prova se autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale janë shtetasit R. D. dhe H. D., ndaj të cilëve me kërkesë te prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendos masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases A.K., e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale.

Me urdhrin e datës 03.02.2023, është regjistruar në regjistrin e veprave penale, emri i shtetases A. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” dhe “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal.

Hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim, duke garantuar se Prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, dhe vënien përpara përgjegjësisë te çdo personi të përfshirë nëtë.

 

 

6 Komente

  1. T
    Toni

    Peshqit e vegjel direk në kurrth, 15 vite burg. Po Rama? Po Ametaj? bosat e saje, Ku jane? Po Llalla që ishte pokurori i pergjithshem i Shqipries që ka vjedh dhe pastrue miljarda leke të tijat, dhe të kriminelve si Ilir Metes dhe Sali Berishes, u denua veq 2 vjet. Ëë harrova që Edi Rama bashke me Taulant Ballen e qujten llum, se pse ju nxori në drite dhe pame me fakte, se çfare bëne Edi Rama dhe Arben Ametaj me shoke, Jo që ne nuke e dinim por u faktua si puna e vidose, Meta, Prift. Koj veq drejtesise nuke ështe. Se pse Kjo qënka, edhe budallaqe, dhe ka vajtur edhe në policie, se pse hajdute e tjer të politikes kure i vjedh një hajdute tjeter nuke shkone në policie as nuke ndjehen gje kundi. Por shone të nesmren në zyre dhe vjedhin të tjera lek të Shqiptarve, dhe kaqe se pse kushe i porosisisin që nga laret..

    1. P
      Poseidon

      NUK KUPTOJ SE PSE NUK E KA MARE SPAKU KETE DOSJE SEPSE KETA TE PROKURORISE TIRANES JANE TE SHKERDHYER.................KETU DUHESHIN ARRESTUAR EDHE ATA TE TJERET QE KA DEKLARUAR PASTRUESJA

      1. P
        Poseidon

        NUK KUPTOJ SE PSE NUK E KA MARE SPAKU KETE DOSJE SEPSE KETA TE PROKURORISE TIRANES JANE TE SHKERDHYER.................KETU DUHESHIN ARRESTUAR EDHE ATA TE TJERET QE KA DEKLARUAR PASTRUESJA

        1. P
          Poseidon

          NUK KUPTOJ SE PSE NUK E KA MARE SPAKU KETE DOSJE SEPSE KETA TE PROKURORISE TIRANES JANE TE SHKERDHYER.................KETU DUHESHIN ARRESTUAR EDHE ATA TE TJERET QE KA DEKLARUAR PASTRUESJA

          1. P
            Poseidon

            NUK KUPTOJ SE PSE NUK E KA MARE SPAKU KETE DOSJE SEPSE KETA TE PROKURORISE TIRANES JANE TE SHKERDHYER.................KETU DUHESHIN ARRESTUAR EDHE ATA TE TJERET QE KA DEKLARUAR PASTRUESJA

            1. P
              Poseidon

              NUK KUPTOJ SE PSE NUK E KA MARE SPAKU KETE DOSJE SEPSE KETA TE PROKURORISE TIRANES JANE TE SHKERDHYER.................KETU DUHESHIN ARRESTUAR EDHE ATA TE TJERET QE KA DEKLARUAR PASTRUESJA

              Lini një Përgjigje