Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës.
Klosi, të cilës pastruesja i vodhi 120 mijë euro në shtëpi, akuzohet për pastrim parash.
Por ajo që çoi në arrestimin e zyrtares Alda Klosi ka qenë pikërisht dëshmia e fundit e pastrueses, Rozeta Dobi.
Kjo e fundit duket se ka pranuar “ofertën” e grupit hetimor për të lehtësuar pozitën e saj dhe të djalit, Havier dhe ka dëshmuar gjithçka ka ditur lidhur me paratë e marra në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.
Për pasojë, pas dëshmisë sa saj, e cila ndër të tjera ka deklaruar se në shtëpinë e zyrtares “ka parë shumë para në kuti”, ka bërë që policia e Tiranës t’i vërë prangat zyrtares.
Por dëshmia e Rozeta Dobit se ka bashkëpunuar me Alda Klosin për të inskenuar grabitjen e 120 mijë eurove në shtëpi, është hedhur poshtë nga Klosi.
Burime për Report TV bëjnë me dije se forcat blu po hetojnë lidhur me të dyja dëshmitë.
“Alda Klosi ka mohuar që të jetë bashkëpunëtore. Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë, edhe të Rozeta Dobit, pasi mund të jetë për të shpëtuar të birin, por edhe dëshmia e Alda Klosit që nuk ka pasur bashkëpunim dhe nuk ka pasur faj merret me rezerva”, thonë burimet.
Si kjo ka mijera zyrtare....mision I pamundur....por shume kane apartamrnte e vila....vetem deshire do kjo pune me stilin e vetingut
Spo shoh as 1 koment?
Nuk ia vlen per komente kot, sepse mazhoranca e korruptuar socialiste ne Kuvendin e Shqiperis enuk e miratonVettingun ne radhet e Politikaneve te Larte ne Republiken e Bananeve te Shqiperise.
Kur Ben Ahmetaj per arrestin e Aldes ka ndigju, ka nis me qare me lot porsi gru...Jo se ka hallin e Aldes bukuroshes tij, por se mos atij pranga neper duar do ti vij / Kur Alda shefja e kabinetit kishte 5 shtepi, kushdo kupton se sa ka ai Ahmetaj pra Hajduteri...
tani kesaj ia vodhen 120 mije euro dhe eshte ne burg, ata dy te tjeret i vodhen shtetit ne bashkepunim 50 milione e jane ne shtepi
Dhe ai tjetri vrau 4000 pastaj vrau 26 e nderkaq ka ka vrare ca ketu e ca atje ca te zhdujur ca aksident ne fushe e ai mundesi ppervec 700 mijeve vodhi sa i desh qefi (jo shume sa per te shtuar nje banje per macen…..), e c’te themi me dhe ai qe « i vodhen » banken po s’dinte gje se ç’faj kishte ai me mesataren 4.95 aq mund te bente dhe….. te tere keta gezojne jeten jashte, nuk guxon as mushkonja ti pickoje…..
Njeni kishte vjedhë një kerr kashtë dhe sa ishte (gjatë) ne qeli vie nje tjetër qe kishte vjedhë bankën e i cili shpejtë lirohet, duke u pershendetur ky qe kishte vjedhë kashtë i thotë keti te bankes; un per nje kerrë kashtë po kalbem ne burg e ti qe ke thy banken po lirohes, ky i a kthenë; hanë gjyqtari kashtë apo para. Prandaj kjo ka vjedhë vetem per veten e ata dy te tjeret kan vjedhë per gjith takëmin; policin, prokurorin, gjyqtarin, deshmitaret dhe gjith tjeret qe nevojiten per te ndejur ne shtepi.
Sa kan vjedhur ropqirt sa nuk kan ku ti fusin ,kjo zonja pastruse ka Mar perdition nga 2deri 3000 euro ca ka nxjer fshesa posht divanit ose neper krevata ,aq lek kan vjedhur ropqirt e ps e pd elsi sa nuk kan vend ku ti coin ,lajmroim te gjith skifteret ne itali greqi belgjik te kthehen ne atdhe te vjedhin shpiat e gjyqtarve prokurorve mjekve dhe me ne fund politikanet se I kan shpiat plot Jan ne Hall te math
Shtet muti! Ahmetaj është koka e vjedhjeve në financë. Një gjë është e sigurt. Gjithë shqiptarët duan punë në shtet që të rrinë rehat e të vjedhin nqs u jepet mundësia. Nuk na kanë fajësuar as Rama e as Berisha dhe Likja. Ata nuk bëjnë dotë pa të tjerë shqiptarë që janë gati ti vënë vendit zjarr.