I shikonin qytetarët si ‘bankomat’, si përfunduan pas hekurave mjeku dhe tekniku i imazherisë në QSUT

3 Shkurt 2023, 13:30Kronika TEMA

I shikonin qytetarët si ‘bankomat’, si përfunduan pas

Detaje të reja dalin në dritë për rastin e korrupsionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Dy persona, një mjek dhe tekniku i imazherisë, u vunë në pranga me dyshimet se u kërkonin para qytetarëve për të kryer skaner.

Gazetari i Abcnews, Ermal Vija thotë se këta persona u kanë kërkuar qytetarëve shumë të ndryshme për të marrë shërbimin e skanerit. Kjo shumë sipas të dhënave varionte nga 100-150 mijë lekë të vjetra.

Ka qenë një prej qytetarëve, i cili ka kallëzuar mjekët në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa kjo e fundit i ka mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh. Tashmë pretendohet se janë mbledhur të dhënat e mjaftueshme, që implikojnë këta dy persona në skemën e korrupsionit.

“ Në tre javët e fundit iu kanë kërkuar qytetarëve shuma të ndryshme për të kryer skaner. Ata u kërkonin nga 100-1500 mijë lekë të vjetra qytetarëve. Në fakt ka qenë kallëzimi i një qytetari drejtuar prokurorisë dhe më pas hetimet kanë çuar në pranga mjekun dhe teknikun e imazherisë”, raportoi gazetari./abcnews.al

2 Komente

  1. A
    Agimi

    Këta që shkojnë e ankohen në polici e prokurori për mjekun janë po ata që i kanë kërkuar si nder mjekut ta bëjnë ekzaminimin e tyre jashtë rradhës, sepse nuk donin as të sorrollateshin 2-3 muaj me letra e lista pritje dhe as të shkonin në privat ku ju kushton 250-300 mijë lek, në një kohë që nuk u priste puna sepse po vuanin me kancer e tumore, Dhe për një shpërblim qesharak që i kanë dhënë mjekut në dëshirë të tyre për ndihmën që ju ka dhënë, pa pikë turpi shkojnë dhe e denoncojnë në polici. Këta individë nuk janë thjesht mosmirënjohës, këta janë vetëm PLEHRA dhe FUNDËRRINA.

    1. A
      Asd

      Mos justifiko korrupsionin! Po te ishte nder, mjeku nuk do te merrte parà. Atehere ngjarja mbyllej aty. Perdorimi i spitalit shteteror dhe i pajisjeve per te marre parà eshte krim i rende. Dy mjeke komshinj te mi kane blere autovetura elektrike me kosto 70.000 euro. Me siguri i kane fituar me ato "nderet" qe bejne neper spital.

    Lini një Përgjigje