Hetimet ndaj tij çuan në burg zyrtarët e Ministrisë së Financave, lihet në qeli Ilir Thana

2 Shkurt 2023, 16:11Kronika TEMA

 

Hetimet ndaj tij çuan në burg zyrtarët e Ministrisë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për të vijuar në arrest me burg shtetasi Ilir Thana, hetimet për të cilin çuan në burg zyrtarët e Ministrisë së Financave në lidhje me dosjen e vjedhjes së shumës prej 1.2 milionë eurove në buxhetin e shtetit me anën e firmave të dy funksionarëve të lartë.

Hetimet në fakt janë shtrirë në disa linja, ku sipas të dhënave është shkuar deri atje se ta sigurohen pamjet filmike të një banke të nivelit të dytë në të cilën është bërë edhe tërheqja e dy shumave të majme nga ana e të pandehurit Ilir Thana, i cili është arrestuar më herët në lidhje me këtë dosje.

Në vijim të hetimeve, ranë në pranga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion dhe përmbaruesi Alban Ruli.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlërësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I.Th, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Vjedhje”, parashikuar nga nenet 320 dhe 134/3 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 2580 Akti, datë 24.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:
– Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit nën hetim I.Th.
– Caktimin si masë sigurimit personal, me karakter shtrengues ate te “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit I.Th, i dyshuar per veprat penale “Pengime per ekzekutimin e vendimeve te gjykates ” dhe “Vjedhja” parashikuar nga neni 320 dhe 134/3 I K.Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale I.TH, i cili kërkoi shfuqizimin e mases se sigurimit dhe ne alternativ kerkojme caktimin si mase sigurimi ate te “Detyrimit per tu paraqitur ne Policine Gjyqesore”.

Gjatë gjykimit prokuroria e Apelit znj.Arta Marku, kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e mases se sigurimit personal “arrest ne shtepi” per personin nen hetim I.TH.

Në përfundim të gjykimit, më datë 02.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 2580 Akti, date 24.12.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Tiranë, 02.02.2023

3 Komente

  1. A
    Artibr

    Hajdutet ne shtepi e cerat ne qeli.

    1. L
      Loni

      Po ne atë mo, me atë kirurgun që të rripte për së gjalli, atë mo, njëfarë Prifti, Prifti, c'behet...

      1. L
        Loni

        Atë mo, Prifti si ia thonë, qe t'i rripte me një dorë të shtatë lekuret, nga Kemishtajt e Lenka Davidit Cuko ku u ngrit kampi i parë i perqendrimit në Shqiperi më 1946 me emrin Kooperative bujqesore...

        Lini një Përgjigje