Goditet me thikë në banesë 30-vjeçari në Vjenë, mediat austriake: Autori, një zyrtar shtetëror shqiptar

1 Shkurt 2023, 20:01Kronika TEMA

Goditet me thikë në banesë 30-vjeçari në Vjenë,

Një 30-vjeçar shqiptar dyshohet se ka sulmuar me thikë një person tjerër në një apartament në qytetin e Vjenës.

Mediat austriake duke cituar policinë shkruajnë se një burrë 30-vjeçar, me profesion jurist në Shqipëri, u pa me gjurmë gjaku në trup por i pa lënduar, teksa dilte nga apartamenti ku ndodhi plagosja.

I plagosuri nga ana tjetër ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në banesë u gjet thika me të cilën u krye sulmi si dhe u arrestua avokati shqiptar.

30-vjeçari, zyrtar shtetëror shqiptar, u dërgua në burg për një kohë të pacaktuar me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës.

Zyra e Policisë Kriminale në Vjenë, mori përsipër hetimin dhe pritet marrja në pyetje të plagosurit për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

2 Komente

  1. M
    Mediat Aus,jane mbushur me serb e greqira

    Eshte e pamundur te aludoshe mbi autorin pa u bere hetimet nga Policia ! Megjithate , nji gje duhet me dit te gjithe ,se kudo jane serbet e greket , ne institucione apo mediet Austriake Ata nuk len rast pa shfrytezuar pa nxire Shqiptaret . Shfryterojne gjthcka per te hedhur balt kunder Shqiptareve .Nuk ka me te ndyre se pjellat e Hienave serbo greke ,prandaj kujdes Shqiptare ,tregohuni te kujdesshem dhe jepini reston ne cdo raste . Nuk len vend pa pergjuar Shqiptaret edhe ketu ne mediat tona .Por hah ha ha (!)

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      O rrote, nese nuk ishte shqiptari vrases duhet te therriste ambulancen dhe policine. E dyta personi i plagosur eshte gjalle, jashte rrezijut, çka do te thote qe mund ta kete denoncuar vete ai agresorin Mbase serbet e greket jane te ligj, po ti je pa tru e pa llogjike.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje