Kamerat “spiune” të grupeve kriminale, Çuçi: Policia po i jep mesazh krimit, s'mund të veprojë i lirë

1 Shkurt 2023, 13:44Kronika TEMA

Kamerat “spiune” të grupeve kriminale, Çuçi:

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është shprehur se çmontimi i kamerave është mesazh pozitiv dhe se policia i ka dhënë një mesazh krimit.

“Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar.

Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin.

Duhet t’ia lamë ë këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.”- tha Çuçi.

Ka shkuar në 220 numri i kamerave “spiune” të çmontuara në Tiranë ndërsa 44 persona janë vënë nën hetim. 

3 Komente

  1. a
    astor

    ore po ai shoku jot qe eshte ne burg tani[tahiri] donte ta bente me ligj qe te vendosnin kamera ne cdo cep

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Mire mesazhin ja dergove, po si i behet faktit qe krimi emeron drejtore policie qarku? Kush i ka marre parate? Thuaj emrin do thone lexuesit e Temes ndryshe mos ha m.t kot. Dakort. Drejtori i Policise se Qarkut Fier, Lorenc Panganika.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha

        Z minister une dua te beje nje pytje,kush i lejoj keto kamera,si ka mundesi qe ne teritoret e qyteteve te vendosen kamera nga kriminela dhe policia qe patrollonte cdo dite nuk i shikonte,z minister ashte ma mire qe drejtuesit e policise qe provoni cdo dite te perfundojne ne zinxhir e te merrni burra pa shkolle e ti bani policie sic bani ai qe vdiq ,ku ashte prokoria qe nuk vepron per keta qen drejtor policie qe nuk i kane pare

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje