“Djalin ma ka vrarë shteti, sot do mbushte 22 vjeç”, Zamira Durda: Prokurorët e SPAK më kanë kontaktuar, po pres vendimet e tyre

1 Shkurt 2023, 09:10Kronika TEMA

“Djalin ma ka vrarë shteti, sot do mbushte 22 vjeç”,

Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, thotë se djalin e saj e vrau shteti. Ajo është shprehur mbrëmjen e sotme se prokurorët e SPAK e kanë kontaktuar dhe tashmë pret drejtësi për djalin.

“Për Shkëlzen Berishën nuk di të them. Djalin tim ma ka vrarë shteti shqiptar. Institucionet e shtetit shqiptar, ato janë prova fakte që dalin dhe që e lidhin këtë person me çështjen e Gërdecit. Mediu duhet të gjykohet, pasi çështja nuk u gjykua sepse kishte imunitet. Mua ma ka vrarë djalin shteti shqiptar. Ministria e Mbrojtjes, që duhet ta mbronte.

Pse? Pse? Pse? Shpresoj nga SPAK tu japë përgjigje ‘pse-ve’ të mia prej 15 vitesh. Shpresoj te drejtësia. Do pres vendimet e këtyre dhe të më japin përgjigje shteruese për PSE-të e mia. Jam kontaktuar nga prokurorët e SPAK, kam marrë njoftime. 

Pak a shumë është e njëjta procedurë… Mos na prekni aty ku na dhëmb aq shumë. Sot fëmija ime do të mbushte 22 vjeç. Provë e re është mosgjykimi, pushimi për shkak të imunitetit. Të dënohen fajtoret dhe pagesat e dëmeve të bëhen nga fajtorët”, u shpreh Zamira Durda në REPOLITIX.

3 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Jemi familjarizuar me figuren tende Zamira, per shkak te banditeve qe ndertuan fabriken e vdekjes. Ty nuk ka fjale qe te ngushullon. Gjithsesi, kij besim. Ajo fabrike jo vetem u be per t' u pasuruar banditet qe akoma bejne politike, por u ndertua shpejt e shpejt qe te korrnin frytet sa me pare. Milionat qe po gezojne. Po deri kur ? Mbase SPAK vepron. Ndryshe eshte fundi i botes shqiptare. Dhe sikur nje furre buke te benin do merrnin masa per sigurimin teknik, e jo me per fisheke e predha. Nuk ishte gabim njerezor. Ishte neglizhence e tejskajshme per te fituar shpejt. U aneksuan specialistet e ushtrise, qe dhe kur nisnin ndonje makine me tesha neper reparte a ushqime, merrnin 20 masa per te mos ndodhue ngjarje. Keta politikane me ne krye Salih monstren nuk moren asnje mase per nje rrezik shume te madh, ashtu edhe siç ndodhi...

    1. M
      Myslimani.

      Burg qelbesirave kriminele. Zoti ta lehtesofte moj moter. InshAllah behet drejtesi.

      1. S
        Si vellai juaj, ju pershendes nga Amerika.

        Znj. Zamira Durda, po ju drejtohem me shumë rrespekt dhe me shumë dashuri si të ishit motra ime. Lufta juaj heroike, për të gjetur dhe vendosur drejtesi për vrasjen e djalit tuaj, që njëkohësisht do sherbejë edhe për të vrarët e tjerë të fshatit Gerdec, është një luftë heroike dhe e palodhëshme e një nëne. Fëmitë e juaj, nipërit dhe mbesat tuaja deri në 10 breza, kujtohen dhe do kujtojnë, nënën, gjyshen, stergjyshen dhe stër-stër gjyshen e tyre luaneshë, që nuk pushoj asnjë minutë për të vendosur drejtesi për djalin e vet të vrarë. Fëmijët dhe pasardhesit tuaj, do kujtohen për jetë, që nëna, gjyshje dhe stërgjyshja e tyre luaneshë, nuk e shiti dhe nuk e fali "pjesen e trupit" të sajë të vrarë, për një kockë të gjuajtur, dhe as për një valixhe me para të zhubrosura të trafikut të drogës nga Sali tradhetar Berisha. Si moter, znj. Durda, këta tradhetar të kombit, keta trafikanta droge dhe femrash, keta hajduta internacional, keta qenër të zgjebosur, që i ke kapur për këmbësh me dhëmbët tuaj të hekurt, mos i lësho deri sa të ngordhin, sepse ti je një nënë luaneshë, që vdes për të vegjëlit e vet. Si moter znj. Durda, ju pershendes me shumë rrespekt, dhe uroj, që shpirti i djalit tënd të dhëntë forcë dhe shendet, dhe zoti dhe Amerika të ndihmoftë.

        Lini një Përgjigje