U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë, sot shkarkohet për 700 mln lekë pasuri të pajustifikuara

31 Janar 2023, 17:59Kronika TEMA

U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë, sot shkarkohet

Nga i dënuar me "Vdekje me Pushkatim" për atentat të pretenduar ndaj Ramiz Alisë, në kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe sot i shkarkuar me vendim të formës së prerë, për pasuri me burime të pajustifikuara. Kjo është historia e pazakontë e Skënder Halucit, ish kryetar i Gjykatës së Vlorës. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e kishte dënuar me vdekje Halucin me akuzën se kishte qenë pjesë e një plani për t’i bërë atentat Ramiz Alisë, gjatë turit të vizitave që ai bëri në vitin 1983 në veri të vendit. Ka pretendime se Ramiz Aliaj ndërhyri duke i falur jetën Halucit, i cili u dënua me 25 vite burg. Por, vetë Haluci, duke mohuar implikimin e tij në atentatin e pretenduar, ka pohuar se ai i shpëtoi pushkatimit, pasi në atë kohë ishin pushkatuar 6-7 veta në Has dhe Tropojë, çka kishte krijuar pakënaqësi në popull.

Skënder Haluci u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate. Më 5 mars 2020, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë) vendosi shkarkimin e Halucit nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasuri me vlerë rreth 70 milionë lekë ose 700 milionë lekë të vjetra. Gjyqtari kundërshtoi konstatimet e Vetingut. “Në moshën 23-vjeçare jam dënuar me vdekje nga regjimi i kaluar, kjo është më keq. Po më ngarkoni atë që nuk e kam bërë”, tha Haluci.

Gjyqtari Skënder Haluci e ankimoi vendimin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Me 27 tetor 2022, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së, duke larguar përfundimisht Halucin nga drejtësia. Në vendimin e zbardhur ditët e fundit, rezulton se trupa gjykuese ka qenë e unifikuar për shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Vlorës. Trupi gjykues kryesohej nga Albana Shtylla, Sokol Çomo relator si dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. KPA ka konfirmuar procedurën e ndjekur nga KPK-ja dhe përgjithësisht konkluzionet për pasurinë, që çuan në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Haluci.

Sipas dy vendimeve, KPK-së dhe KPA-së, Skënder Haluci nuk justifikon pjesërisht me burime të ligjshme të ardhurash, pasuri si: Lokal që e ka shitur në vitin 2003, dyqan me vlerë 60 mijë USD, tokë arë 890 m2 blerë në 1999, shtëpi 3 kate ndërtuar pa leje mbi një sipërfaqe tokë arë 1.400 m2, ku sipas KPK-së, gjyqtari ka deklaruar vetëm tokën në vlerë deklaruar në vlerën 140.000 lekë. Sipas KPK-së, pasuria, toka dhe ndërtesa kanë një vlerë prej 37,945,600 lekë ose rreth 350 mijë USD, që është fshehur nga gjyqtari.

Gjithashtu, sipas organeve të Vetingut, Haluci nuk justifikon apartament 106 m2 në Tiranë, në emër të bashkëshortes, blerë me çmim favorizues 1,600,000 lekë, në vitin 2003, kur vlera reale është gati 3 herë më e lartë, si dhe apartament 65 m2 në Tiranë, blerë në vlerën 3,000,000 lekë, në vitin 2000,

Gjithashtu, Haluci nuk justifikon shkollimin e vajzës në SHBA për vitet për vitet 2012 – 2014, shuma të konsiderueshme cash, nuk justifikon ‘Mercedes Benz”, viti i prodhimit 2000, blerë për 400 000 lekë, makinë “Jaguar X TYPE”, viti i prodhimit 2004, blerë  450,000 lekë. Nuk ka deklaruar një makinë Benz të blerë në 2012 për 200 000 lekë dhe shitur në 2016 për 500 000 lekë.(Shqiptarja.com)

32 Komente

  1. L
    Lala i Myzeqes së Vlores

    Brravo krietsri nishanlli, prandaj drejtësia ka valtur për lumë e për det

    1. H
      Haram ju qofshin mesimet e ndritura

      Nje hale drejtesie me pak I duhen konfisku pasurite e pa justifikume dhe duhet çu ne qeli per mashtrim, ndryshe ska sens. Se kta veç po i hiqni nga sistemi dhe kaq. E çi plasi trapi ktyne kan aq shume sa nuk pjerdhin per me qen pa pune. Shihni Xhezo Zaganjorin. E kom komshi, bo qejf o qerata e se ru hiç. Me thash i ka morr paret kesh nga korrupsioni.

      1. T
        Tironci

        Bishti qenit po bisht qeni ngelet.

        1. Q
          Qazimi

          Pavaresisht deshirave apo pasioneve te drejtuesve te gazetes, e verteta eshte se, para 1990 Haluci ka qene nje spiun i UDB-se jugosllave dhe kjo i eshte provuar pa ekuivoke. Pas 1990 beri Kursin e Plepave dhe u be gjyqtar, duke vene miliona pasuri. Pra, edhe spiun edhe i korruptuar. Fakti qe e denuan komunistet dikur por edhe nderkombetaret tani nuk i ndihmon pasionantet e pasherueshem te gazetes per tu bere avokate te Halucit.

        2. p
          pilo lala

          Haluci shpetoi ne diktature, e hengri ne kete kohe. Njesoj si vellai i Arben Brocit, qe kishte miljona pasuri , dhe iku me vrap nga sistemi drejtesise, si vellai i Lul Bashes, nje super miljoner qe pastronte parate e tij dhe te Lul Bashes. I keqi, i keq ngelet ne cdo kohe.

          1. T
            T

            Gjyqtar shpellar me kursin e plepave ! I djathte tipik shqiptar . Ja , keta te tille duan me thonje e me dhembe te vijne serisht ne pushtet , me prijsin e tyre , bajraktarin serb te Vicidolit !

            1. S
              Shqiptari i vertete

              Ka rrjedhur shume uje qe atehere dhe jane turbulluar keq gjerat. Pyesni tropojanet e vertete se ua tregojne kush ka qene ideatori dhe denuari per ate veper qe su krye. Me sa mbaj mend ka qene Isufi dhe jo ky.

              1. P
                Pandeliu

                Ky do lidhur jo të shkarkohet se është lluks për të. Ti sekuestrohen se është turp nëse nuk e bëjnë. Gjithë ai lek të thata dhe prona, një familjeje shqiptare prej katër pesë pjesëtarë, i duhet të punojnë 200 vjet për ta pasur atë pasuri. Këtij dhe kushdo që i kapet pasuri që nuk justifikohet, duhet t’ju sekuestrohet sepse është vënë në rrugën më kriminale të mundur. Nesër këtë fytyrë të poshtër dhe hajduti, do ta shikosh me pelerinën e avokatit.

                1. P
                  Po pastaj ?

                  Bukur. Tani si do vazhdoje kjo histori ??? Apo le t'i gezoje gjithe ato para qe vodhi ?!!!...Merrjani te tera te pajustifikuarat dhe rraseni ca kohe ne burg, se e ka pas hak. Paska qene i destinuar per burgaxhi, ju e beni Krietar Gjikate ...

                  1. L
                    Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                    Po mre Haluc, me llogjiken tende prej hajduti ordiner, kur kapesh me presh ne duar dhe nuk mund te justifikosh parat e zhvatura prej popullit, per shkarkimin tend nga funksionet dhe drejtesia, mbase dhe duhet te kerkojm ndjese, sepse ti paske qen denuar me pushkatim, dhe kjo te ben te paprekshem dhe te vecant duke te len dore te lire te besh c'te duash, pra ti je mbi ligjin... Ik more karaduz, nje njeri ordiner qe u vure ne majat e drejtesise vetem sepse zbrite nga nga malet dhe ishe bashk-shpellar me shpellarin e Vucidollit, Sa-Hale Breshkanin. Jo vetem shkarkim. por ty duhet te konfiskohen ato prona te vjedhura dhe duhet te japesh dhe llogari para drejtesise se ku ne te somes i gjete tokat, lokalet dhe apartamentet apo paret per te shkolluar femijt jasht shtetit...!? Vetem atehere mund te behet drejtesia! Nje shpellar me pak!

                    1. C
                      Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                      Ja , keta jane perfaqsuesit e te djathtes shqiptare , pinjolle te denje te baballareve e gjysheve te tyre ! Cudia me e madhe eshte se duan pushtet me force (dhune) dhe jo me vote !

                      1. T
                        Toma

                        Haluc hale i thone kesaj

                        1. I
                          Iso

                          Nuk ka lene kotec pulash dhe dyqan pa vjedhur me kusheririn e tij isuf haluci,keta e bene drejtesin e sali vukut….

                          1. 1
                            1

                            Ky kokra e legenit eshte per burg dhe ti sekuestrohet pasuria e vene me zhvatje.

                            1. J
                              Jimi

                              Sigurisht qe nga burgu shkoi tek plepat dhe mandej kryetar gjykate ne Vlore ( Se cfare arsimi ka patur para se te futej ne burg, ai e di) !? Dhe per cudi brenda nje dekade behet miliarder !? Shkarkimi eshte pak, burgun po e ka bere paradhenie, keshtu qe mjafton konfiskimi i gjese se vjedhur. Keshtu do te ndodhte pa tjeter kur njerezit e rruges behen punonjes se administrates se larte shteterore dhe per me keq titullare ne sistemin e drejtesise !

                              1. J
                                Jimi

                                Sigurisht qe nga burgu shkoi tek plepat dhe mandej kryetar gjykate ne Vlore ( Se cfare arsimi ka patur para se te futej ne burg, ai e di) !? Dhe per cudi brenda nje dekade behet miliarder !? Shkarkimi eshte pak, burgun po e ka bere paradhenie, keshtu qe mjafton konfiskimi i gjese se vjedhur. Keshtu do te ndodhte pa tjeter kur njerezit e rruges behen punonjes se administrates se larte shteterore dhe per me keq titullare ne sistemin e drejtesise !

                                1. K
                                  Km

                                  Jepini drejtesi hajduteve,rryshfetxhihve qe punojne ne drejtesi.Vetem keshtu triumfon krimi dhe korrupsioni ndaj te "pafytyreve"pabuksa dhe hallexhijve qe kerkojne drejtesi.

                                  1. G
                                    Gent

                                    Pse eshte falur nga qeveria komuniste? Po shkon te AIDSSH dhe do shihni pse iu fal denimi me vdekje. Duket se gjyqtaret, qe e nxorren nga sistemi i drejtesise, e kane pare dosjen e tij.

                                    1. L
                                      Lola

                                      A do i konsfiskohet pjesa e paligjshme e pasurise ? E bej kete pyetje se te gjithe ata qe kane vjedhur nuk po u hyn gjemb ne kembe. E perse i duhet te "punoje" me ky zoteri. Ne kete menyre legalizohet "de facto" ajo qe ka vjedhur. Thjesht fare.

                                      1. K
                                        KACIDHJA

                                        A DO KETE NDJEKJE PENALE PER KETE HAJDUT TE PA SKUPUUL APO VETEM DO REKLAMOHET HAJDUTERIA E TIJ QE NUK ESHTE 700 MILION POR SHUME HERE ME E MADHE.VETING PA VLERA PO NUK U PENALIZUAN DHE SEKUESTRUAN PASURITE. HAJDUTI DO TE NA NXJERRE GJUHEN DUKE U TALL ME POPULLIN E VARFER QE NUK KA BUKE .

                                        1. J
                                          Jorgo

                                          peshqeshet qe na la Ramiz Alia si spiun i serbit, ky Haluca pati meriten qe morri per grue dashnoren ma trime te Azem Hajdarit,dhe tash c'a jane 7000 Euro per keta pasi kane 3 dekada e sa qe s'kane lene lendine te gjalles e te vdekunish pa shire ne kete vend?

                                          1. Q
                                            Qarkori

                                            Fashistet kane arritur te fusin nje provokator ne rradhet e njesitit apo jo Xhevat? Shoke,spiunin e vrau Miloja.Po une e vrava.Ky e qelloi por ju dridh dora keshtu qe e palosa une.Zemergjeresia jote e fshehu mire gjarprin nen rrogoz.Merreni.Meshire,meshire.

                                            1. T
                                              Taulant

                                              Kriminel ne monizem dhe hajdut ne demokraci.

                                              1. H
                                                Himarioti

                                                I ligu mbetet i lig, në çdo kohë dhe regjim. Halucët të poshtër kanë qënë dhe ashtu do të vdesin.

                                                1. p
                                                  pilo lala

                                                  Shko pi nje kafe me Fatmira Hajdarin, tregoni kush ka vjedhur me shume. U be gjithe Tropoja Gjyqtar, Prokurore, per ti sherbyer Saliut, tani nuk kane as turp.

                                                  1. K
                                                    Ka prap gjallë, operativa të sigurimit...!!!

                                                    Ti shkerdhata që ke shkruar ketë artikull, ke dashur, indirekt, ta prezantosh një "hero" anti-komunist, për një viktimë të sistemit aktual gjyqsorë dhe anti-korrupsion. Kjo drejtesi, megjithse është në fillim të rrugës saj, ndoshta është e dobët dhe i brishtë, sepse sapo ka lindur, por ka filluar të punojë, duke nxjerrur në breg të lumit, plehrat dhe qelbësirat që kanë mbushur zyrat dhe karriget e sistemit të drejtesisë së tradhetarit të kombit Sali Berisha. Skender Haluci, Isuf Haluci and Co, nuk ishin gjë tjeter veçse disa rrugaçë të Tropojës, hajduta shtepishë, dhe së fundi të rekrutuar nga UDB-ja Jugosllave si agjenta aksioni. Skender Haluci, një llum i llumit të Tropojës, i cili paska harruar, që dosja e hetimit dhe e gjykimit të tij, nuk është vjedhur dhe nuk është e zhdukur...., ku vetë Skender dhe Isuf Haluci, kanë shkruar dhe nën-shkruar krejt aktivitetin e tyre si hajduta dhe agjenta të UDB-së, dhe në proçesverbalin e tyre, nuk kanë folur vetëm për veten e tyre, por kanë treguar ku dhe te kush kanë vjedhur, ku dhe tek kush kanë fjetur, me cilin person apo persone kanë folur dhe kanë bërë plane vjedhje, me kë kanë folur dhe kë kanë rekrutuar në banden e tyre hajdute. Skender Haluci dhe Isuf Haluci, kanë parë në ëndërr këtë historinë që na prezanton artikulli mbi gjoja pregatitjen e një atentati kunder Ramiz Alisë. Jetën e tyre e shpetuan në gjyq, që nga hetuesia, sepse e shkruan me detaje jeten dhe aktivitetin e tyre si hajduta dhe pastaj si agjenta të UDB-së. Jeten e tyre e shpetuan, vetëm kur e treguan vendin ku i kishin fshehur frutat e vjedhjeve të tyre, dhe pagesat me florinj që kishin marrë nga UDB-ja Jugosllave. Kurse, në burg, sidomos ti Skender, ishe spihuni më i regjur në mesin e të burgosurve, dhe rraportimet dhe spihunlleqet e tua, ekzistojnë edhe sot...!!! Azem Spihun Hajdari njifej si zagarë dhe manipulues, i cili, megjithse kishte bërë rraporte dhe denoncime kunder jush në sigurim dhe në hetuesi, dhe ti Skender e di shumë mirë, ju "punësoj" si ty si Isufin si zagarë të ti, ku Isufi ja mbante pardesynë si gozhdë Azem Hajdar Spihunit, kurse ti, u shndërrove në "njeri kashte" e Azem Shkerdhatës, por në një farë mënyre ti u tregove i pabësë...!! Pse ! Azemi, megjithse ishte një derr i zgjebosur, meqnse ishte i martuar dhe po bënte politikë, duhej të perpiqej që të dukej i paster moralisht, dhe të urdheroj, të detyroj, që ti të paraqiteshe i shoqeruar kudo në publik me një vajzë studente Tropojane, pra ti duhej t'jua mbaje qiriun, misjon të cilin e kreve 100% me besnikri për sa ishte gjallë Azem spihun Hajdari. Por, fill pas therjes së derrit Azem, ti Skender UDB-ashi, u tregove shumë akrobat, dhe e ktheve dhimbjen në forcë duke u martuar me atë gocen Tropojane...!!! Pra si Trapajan që je, nuk bëre asgjë më tepër, veçse zbatove me fanatizem filozofinë e një Trapajani " duje shoku shokun - futi kollodokun". Skenderuc spihuni, deri sa të emruan gjykatës për të gjykuar çeshtje serioze, ti nuk kishe asnjë shenjë të dukshme "borgjezi"..., dhe në VETING, të gjithë punonjësit e drejtesisë që janë thirrur, duhej dhe kanë treguar të gjitha lidhjet personale, familjare dhe shoqerore, që kanë apo kanë patur me njerëz apo individa të lidhur me boten e krimit, si të hershëm ashtu edhe aktual. Ti Skenderluc, e din që shumë punonjës të drejtesisë, i ka perjashtuar VETING-u, per para, pasuri të pa-justifikuara, apo dhurata që kanë marrur nga persona të aferm apo të largët, që kanë qënë apo janë të lidhur me krimin. Ti Skenderluc, a e ke vënë VETING-un në dijeni, që pasuria jote, blerjet e disa banesave në Tiranë etj, kanë filluar që kur vellai jot Isa-ja, shkoj në Gjermani, punoj shumë dhe pa orar në shitjen e heroinës dhe të kokainës, dhe Markat e zhubrosura që mblidhte, shkoje ti dhe gruaja herë pas here në Gjermani, për ti marrur. Të gjitha keto "thashetheme" i din policia e Gjermanisë, sepse kjo polici është ndihmuar shumë nga Isaja, që ditën kur u arrestua per trafikant droge, ku ka vjellur krejt çorben e prishur që ka hëngër me shokët e vet në Gjermani, vjellje të cilën e vazhdoj pergjatë 4 viteve burg në Trier. Pra, ti Skender hafija, ndoshta je i mirë për familjen dhe shoqerinë tënde UDB-ashjane, por për drejtesinë dhe popullin në pergjithsi, ti ke qënë dhe je një hajdut i korruptuar. Shkurt, ti e meriton të njëjtën qeli, të njëjtin kukorr për të fjetur, në të gjitha birucat ekzistues ku ti ke shtrirë shpindën në kohen e xhaxhit Enver.

                                                    1. D
                                                      Demir Labi

                                                      Hahaha kopil bolshevik,vazhdo jepi,se keni ende Salihalene qe ju mbrojti e ju mbrone,se po te ishte ndryshe do ishit ne bangen e te akuzuarve per krime ndaj njerzit qe ne 90.Tani jepi se ju erdhi goja,se at’hiere fshieshit si mijnje gjerizri.

                                                    2. T
                                                      T

                                                      Hajdut ordiner

                                                      1. A
                                                        Astrit USA

                                                        Titulli artikullit nuk lidhet me denimin e vitit 1983,qe i takon sistemit te athershem te drejtesise me ligjet e kohes,sot ai eshte perjashtuar nga sistemi per deklarim te rreme te pasurive qe ka ne pronsi pas viteve 1990,te cilat nuk justifikojne te ardhurat e tij qe do te thote ka abuzuar per te rritur ato duke shfrytzuar detyren e gjyqtarit.Tani atij duhet ti sekuestrohen pasurite e paluajteshme qe ka ne pronsi dhe kjo eshte drejtsija qe duhet te zbatohet per keta persona qe kane shkatrruar drejtesine ,shqiptaret duhet ta dine dhe ta mesojne kete se keshtu fuksionon shteti ligjor.

                                                      2. V
                                                        Vlora

                                                        Ky eshte nje ndyresire njeri. Qenie pa asnje kod a moral. Nuk e do as familja e vet. E la dhe e shoqja, packa se edhe ajo moster ishte. Ish dashnorja e Azem Hajdarit qe e urdheroi kete idiotin ta merrte per grua. Pale kur ben dhe sikur do vriste Ramiz Aline ky copa mishit me dy sy.

                                                        1. I
                                                          Ilir

                                                          Po mire o njerez po si mund te genjehet ne kete fare feje e blen makinen ne vitin 2012, 200 000 leke ,mercedes benz dhe e shte 250% me shume pas tre vjetëve, mos i dukemi si idjote ne, kur e verteta eshte qe idiot dhe analfabet eshte ai.

                                                          1. D
                                                            Dursakja

                                                            Këtë vend e ka drejtuar një lukuni ujqërish, e kanë shqyer copë copë, e kanë vjedhur duke i lëne deje, deje e brinjë. Arratisen për një jete tjetër, se jeta prej skllavi në vendin tënd është vdekje për së gjalli. Keta drejtues kanë bërë makabritete në këtë VEND dhe fundi do të vij së shpejti e drejta boll vonoi, ndëshkimi do të jetë i rreptë si Vet padrejtësitë e tyre.

                                                            Lini një Përgjigje