Gazetarja pyet kryetaren e KLGJ: S’keni as godinë, si do jepni drejtësi në Apel?

2 Shkurt 2023, 09:31Kronika TEMA

Gazetarja pyet kryetaren e KLGJ: S’keni as godinë, si do jepni

Gazetarja Anila Hoxha ka shtruar një sërë pyetjesh ndaj kryetares së KLGJ-së Naureda Llagami, për problematikat e hasura që sot nga shkrirja e Gjykatave të Apelit të rretheve në Tiranë.

Hoxha tha drejtoi pyetjen se sa vjet duhet të presë një qytetar për marrjen e vendimit nga gjykata, teksa kanë mbetur për tu shqyrtuar një volum prej 32 mijë dosje. Gazetarja Hoxha shtroi problemin e godinës, pasi sikurse ka konstatuar edhe KLGJ, ajo ekzistuese nuk është e mjaftueshme.

“Është e drejta për tu gjykuar në kohë. Jemi duke u thënë qytetarëve ju do vuani, do vonoheni, sepse nuk është faji juaj, por nuk kemi gjyqtarë. Gjyqtarët duhet të specializohen por na falni që nuk kemi shkollën e magjistraturës nuk e kemi efektive. Un di që gjyqtarët janë të ndarë, për çështje familjare, penale, civile, tregtare, të posaçëm në SPAK dhe tani i themi na falni, por duhet të vish.

KLGJ pavarësisht studimeve dhe qasjeve rigoroze dhe rigoroze nga sistemi drejtësisë, nga ana tjetër kam disa pyetje si do funksionojë kjo hartë. A keni identifikuar ju si qeveri e gjyqësorit problematikat që do dalin, ose kanë nisur të dalin në sipërfaqe për gjykatat që u shkrinë dhe u mblodhën të gjitha në Tiranë. 

KLGJ tha se godinat ekzistuese ku ne parashikojnë të mblidhen gjykatat nuk është e mjaftueshme, kshuqë rekomandohet të mos jetë jetë ajo godina. Përse Gjykatat e Apelit u mblodhën në Tiranë në ambiente të pamjaftueshme. Si do ti menaxhoni ju problematikat që lidhen direkt. Keni një studim ju për 32 mijë çështjet në Gjykatën e Apelit? Sa vjet duhet të presim ne të dalim të marrim drejtësi të formës së prerë“- ishin pyetjet që shtroi Hoxha.

Nga kjo e mërkurë nisi funksionimi i hartës së re gjyqësore. Mes kundërshtive të forta, protestave dhe bojkotove nga avokatët, Gjykata e Apelit ishte e para që aplikoi nga data 1 shkurt ndryshimet në mënyrën e funksionimit të saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga 6 gjykata apeli që kanë funksionuar derimë sot, sipas hartës së re gjyqësore do të ketë vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila do të jetë me seli në Tiranë. 

Çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë që kundërshton një vendim të dhënë në shkallën e parë të gjykatave do të duhet të apeloj këtë vendim në këtë gjykatë në Tiranë. Referuar organikës së miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, kjo gjykatë do të ketë në total 78 gjyqtarë, që përkon me numrin total të tyre në 6 gjykatat e apelit.

2 Komente

  1. B
    Bri

    Drejtedi e vonuar nuk eshte drejtesi...kam 4 vjet ne apel eshte tmerr as kam shprese.....kjo eshte reforma per cfare? Te pakten dikur max shkonte 2 vjet..

    1. D
      Drejtesia e munguar

      Kjo është drejtësia e Ulsës. Pika mu në bythë që nuk venë mendjen të mendojë për popullin por vetëm po po po di të thojë. Na iku një Sali por po na lind një delenxhi...

      Lini një Përgjigje