Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje: E njëjta skuadër i bëri atentatin dhe…

1 Shkurt 2023, 20:43Kronika TEMA

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje: E njëjta

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt në Fushë- Krujë.

Sipas Hoxhës është edhe një skuadër që del edhe 5 ditë më pas në atentatin ndaj Ylli Brahimit. Ata kanë sjellë një dyshe si efektivë policie për të devijuar trafikun. 

Kanë patur informacion të qartë për lëvizjet e Policisë dhe kanë pasur pajisjet e tyre. Kanë vepruar si një skuadër policore.

“Të bëj një gjë të tillë lë gjurmë. Kjo duket se kanë investuar, hyn tek atentatet që kanë kosto të madhe. Nuk besoj që aty ka mjaftuar një punonjës i vetëm, megjithatë kjo është një çështje që do e nxjerrë hetimi. Në çështje të tjera, të dy palëve u janë gjetur kontakte me Policinë. 

Më rezulton që e njëjta dorë, si tek ngjarja e parë dhe tek e dyta. Kanë reaguar menjëherë pa u bërë të 7-at e të parit” thotë Hoxha.

“Ngjarja e 17 korrikut është një ngjarje shumë e rëndë me 3 të vrarë. Ka ndodhur në një aks ku gjithë Shqipëria e veriut dhe veriperëndimore e lindore kalon.

Nga të dhënat që kam marrë më rezulton se aty ka qenë një skuadër që del edhe te atentati i 22 korrikut në Milot ku ishte shënjestër Ylli Ibrahimi. E njëjta teknikë ka qenë edhe aty. Kanë nxjerrë dy persona si policë për të devijuar trafikun që të lirojnë rrugën. 

Miloti ka vetëm një hyrje dhe dalje, ata e kanë mbajtur rrugën për gjysmë ore. Të bësh diçka të tillë ata kanë pasur informata të sakta për lëvizjet e policisë përveç përdorimit të mjeteve si fenelinat, tabela apo uniforma të policisë. Të organizosh diçka të tillë nuk është e lehtë sepse lë gjurmë. 

Brilant Martinaj nuk ishte një objekt shumë i lehtë, as Ylli Ibrahimi. Kanë qenë atentate me kosto të mëdha, për marrjen e informacionit, për mjetet, etj.

Duke qenë se kemi të bëjmë me kundërshtarë të Ervis Martinajt, të dyja palët janë zbuluar të kenë kontakte me policinë edhe në Tiranë. Janë 2 ngjarje të lidhura, më rezulton e njëjta dorë. 

Ka ndodhur në një hark kohor të vogël, pa u bërë të shtatat e të parit. Akuza kryesore që ka pasur Ervis Martinaj është që ka korruptuar policinë, edhe kundërshtari ka ndjekur të njëjtën taktikë për t’iu afruar”, tha Hoxha.

8 Komente

  1. s
    salikoqepetulla

    Edhe cfare tha ky Kari gazetar asgje,kar me xhunga eshte.

    1. C
      Cudia

      Na plasi trapi!

      1. n
        nursezi.

        sa here ben komente tani, mendoj qe duhet te kete nuse shume te bukur, qe i jep siguri.

        1. S
          Summer wind

          Kete pergjigje do marrin te gjithe anti-perendimoret,mos u fut ne ujra te thella Artan se ka rrezik

          1. D
            Davidi

            Gjynah se ishte njeri i shkelqyer. Guri Diamanti e vrau.

            1. V
              Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

              Pasneser eshte e shtune dhe ky gazetari ka diten per tu lare.

              1. N
                Nari

                Na cau trapin ky specialisti i midhjeve dhe i peshkut,qe ben siku te jete ekspert kriminalistike apo agjent i FBI.Car halle kane njerezit e care derdellit ky neper televizione,per te mare ndonje lek.

                1. J
                  Jimi

                  More "Gazetari investigativ", ti qe na cudite me "Zbulimet" e tua dhe me ato kasetat e tua te fameshme, te cilat pretendon se do te permbysin boten. E kupoton se ne kete realitet politik nuk eshte se mungojne provat? Prova ka aq shum sa qe ke ta bandillet, qe sot kapardisen serbes, serbes duhet te kishte vite qe te klalbeshin ne burg,. Ketu se pari egziston nje sistem drejtesie i korruptuar nga Saliu gjate sundimit te tij. Se dyti ketu mungon deshira per te bere drejtesi dhe e fundit, ketyre gjyqtareve Saliu u ka futur lepurin ne bark. E shteti nuk behet me kriminele, e prostituta, shteti do burra, qe ti tundin themelet krimit e krimineleve. Dhe ti mjafte na cudite me te "Rejat enigmatike, e interesante", se me ato kjo drejtesi fshin menderen.

                  Lini një Përgjigje